Në fokus

September 4, 2019 | 9:00

Mungesa e marrëdhënieve me të tjerët çon drejt zhvillimit të sëmundjeve dhe prekjes nga depresioni

Sipas fjalëve të psikologut Erik Erikson, zhvillimi dhe ndarja e emocioneve me të tjerët është çelës i suksesit. Erikson është psikolog i shekullit të 20-të, i cili zhvillimin e njeriut e ka ndarë në tetë faza.

Secila fazë është e rëndësishme dhe kontribuon zhvillimin e personalitetit. Njeriu për t’u zhvilluar dhe për të formuar personalitetin, duhet ta kalojë me sukses secilën fazë.

Faza e gjashtë, sipas tij, janë intimiteti dhe zhvillimi i marrëdhënieve dashurore, që ndoshta është edhe faza më e rëndësishme për zhvillim. Kjo fazë ndihmon personat që të ecin përpara dhe është e lidhur ngushtë me sukseset e ardhshme apo dështimet. Në këtë fazë ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të plotësuara është sukses. Mossukses konsiderohen izolimi dhe ndjenja e vetmisë.

Sipas tij, intimiteti është marrëdhënia dashurore e cilitdo, e cila kërkon ndarjen e vetes dhe emocioneve të sinqerta me të tjerët. Erikson ka besuar që kjo fazë e zhvillimit ndodh mes moshës 19 dhe 40 vjeç kur shumica e njerëzve kërkojnë partnerin dashuror. Izolimi është gjendja në të cilën personi përpiqet të shmangë intimitetin. Kjo ndodh kur shfaqet ndjenja e frikës nga përkushtimi, lidhja apo thjesht kur personi nuk dëshiron ta hapë veten intimisht dhe të tregojë mangësitë dhe vlerat.

Izolimi mund t’ju pengojë të zhvilloni lidhje të shëndetshme, ndërkaq më vonë kjo do të ndikojë negativisht në vetë zhvillimin, madje edhe në shëndet. Shmangia e hapjes ndaj të tjerëve, mund të shkaktojë vetmi, madje edhe izolim eventual shoqëror dhe depresion. Erikson ka besuar që çdo person mund të kapërcejë me sukses të gjitha fazat. Për përfundim të suksesshëm të kësaj faze është kryesore të mësohet se si të ndahen emocionet dhe të krijohet afërsia me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të zhvilloni dhe të mbani marrëdhënie të shëndetshme. Izolimi shpesh është rezultat i frikës nga refuzimi, ndërkaq pikërisht kjo frikë çon drejt shmangies së plotë të hapjes emocionale ndaj të tjerëve.

Erikson ka besuar që mosplotësimi i kësaj faze të zhvillimit paraqet probleme në të ardhmen. Izolimi afatgjatë dhe shmangia nga krijimi i afërsisë me partnerin mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik. Hulumtimi ka treguar që personat të cilët nuk janë në gjendje që emocionet e veta t’i ndajnë dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë intime kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top