Vetmia nuk është një shkak i drejtpërdrejtë i të qenit vetëm. Është e mundur të ndiheni të vetmuar edhe mes një turme njerëzish.
Mungesa e një grupi shoqëror dhe familjar është e rrezikshme për shëndetin po aq sa mungesa e aktivitetit fizik. Këtë sugjeron një studim i kryer kohët e fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut, të cilët kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në çdo fazë të jetës.
Për më tepër, tensioni i lartë në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur. Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.
Në bazë të këtij studimi, mjekët këshillojnë që prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre adoleshentë dhe në moshë të re që të ndërtojnë sa më shumë marrëdhënie shoqërore, pasi kjo është po aq e shëndetshme sa aktiviteti fizik. Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit jetojnë më gjatë kur kanë shumë lidhje shoqërore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.