Një studim i publikuar në revistën Translational Psychiatry ka arritur në përfundimin se, mungesa e sheqerit (madje edhe incidente të vogla të mungesës së sheqerit që përsëriten shumë herë me kalimin e kohës) në zonën nervore më të rëndësishme për kujtesën, hipokampus, mund të jetë shkak për proceset neurodegjenerative.
Ekspertët kanë kryer eksperimente në minj, të cilët i kanë privuar nga sheqeri dhe kanë parë se është pikërisht kjo mungesë, përmes aktivizimit të një procesi molekular që përfshin” proteinën p38″, që ka shkaktuar proceset e para degjenerative, duke stimuluar formimin e grupimeve të kimikateve potencialisht toksike brenda neuroneve.
Sipas ekspertëve, ndalimi i proceseve të “proteinës p38”, ndoshta mund të pengojë procesin neurodegjenerativ.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.