Në fokus

May 6, 2019 | 9:32

Mungesa e theksuar e kontrollit prindëror mbi edukimin e fëmijëve

Prindërit duhet të dinë t’u vënë kufij fëmijëve të tyre, por sa larg mund të shkojnë, cilat janë detyrat e tyre? Edukimi familjar kontribuon në rritjen e fëmijëve psikologjikisht të shëndetshëm, ndërkohë që bota vazhdon të zhvillohet, të dish të thuash “jo” është ajo që dallimin.

Kur isha fëmijë dhe bëja diçka të gabuar, mjaftonte të shihja sytë e prindërve për të kuptuar se sjellja ime ishte e gabuar. Sigurisht, ndalesha për momentin, nga frika e dënimit dhe është e qartë se këto dënime nuk më lanë të traumatizuar kur u rrita, sepse ishte një mënyrë për mua të reflektoj, të kuptoj, respektoj, dëgjoj dhe flas.

Kohët e fundit pashë një histori në të cilën një familje kërkonte ndihmë për të përmirësuar arsimimin e fëmijës së tyre, për të cilin ata bëjnë më të mirën dhe dështojnë të thonë jo. Në shtëpi fëmija bën atë që dëshiron. Në moshën tetëvjeçare, ai shpesh qëndron i mbyllur në dhomë me telefonin ose kompjuterin e tij, të cilin ia dhuruan prindërit. Ky fëmijë bërtet, lëndon prindërit dhe i ka të gjitha kontrollet e shtëpisë në duart e tij.

Evolucioni i teknologjisë për fëmijët tanë është themelor, megjithatë, kufiri duhet të jepet nga prindërit, në mënyrë që dhuratat të mos bëhen kërcënim, madje as për shoqërinë. Duhet ta dini se ekziston një hierarki, por ka ende prindër që gjejnë rrugët e këqija të fëmijës dhe i bëjnë ato të bukura.

Ku do të ndalemi?

Është diçka që duhet menduar, edhe për një të ardhme që si të rritur të dinë të mendojnë, të luftojnë për demokraci, të jenë qytetarë më të mirë. Të gjitha këto çrregullime mund të ndikojnë në jetën e të rriturve, studimeve, punës dhe në mënyrën se si i trajtojnë njerëzit rreth tyre.

Prindërit duhet të lidhin një marrëveshje kur bëhet fjalë për fëmijët, sepse në shumë raste një prind mund të japë, duke e privuar kështu autoritetin e tjetrit. Fëmija nuk mëson se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, ai vetëm mëson atë që është e drejtë për të. Prindërit gjithashtu duhet të kuptojnë se rritja e fëmijëve është përgjegjësi e tyre, pasi shumë mendojnë se shkolla, dadot ose të tjerët duhet ta marrin këtë përgjegjësi.

Qëllimi nuk është që të fajësojnë prindërit që duan të mirën e fëmijës, por shpesh mungesa e edukimit dhe sjelljes janë reflektime të situatave në të cilat prindërit nuk mund të vendosin kufij. Fëmijët duhet të edukohen me shembuj, rutina, ndërgjegjësim dhe angazhim.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top