Këshilla & Arsye

November 27, 2018 | 14:24

Mungesa e ushtrimeve të këmbëve ndikon në sistemin nervor. Ja se si…

Mungesa e ushtrimeve (veçanërisht atyre të këmbëve) ndryshon, në të vërtetë, kiminë e trupit në nivel qelizor, gjë që ndikon në sistemin nervor. Për këtë arsye njerëzit kanë nevojë të jenë aktivë: të ecin, të vrapojnë të përdorin muskujt e këmbëve, të ulen dhe të ngrihen etj.

Shëndeti nervor nuk është rrugë me një drejtim në të cilën truri urdhëron muskujt, – thotë Dr. Raffaella Adami nga Universiteti i Milanos, në Itali, ku kanë bërë hulumtime në minj të cilat kanë treguar se shëndeti nervor varet nga sinjalet të cilat muskujt e këmbëve i dërgojnë trurit dhe anasjelltas.

Mungesa e aktivitetit fizik çon në zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në trup, pra kjo krijon gjendje anaerobe dhe ndryshon metabolizmin, gjë që hap mundësinë për zhvillim të shumë sëmundjeve.

Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa është e rëndësishme lëvizja në ruajtjen e shëndetit – thonë ekspertët. Studimi i tyre ka zgjatur 28 ditë, gjatë të cilave minjtë kanë ngrënë normalisht, mirëpo u është penguar lëvizshmëria e këmbëve të prapme. Si rezultat i këtij kufizimi janë zvogëluar me 70% qelizat nervore themelore në raport me minjtë të cilët kanë mundur t’i përdorin të katër këmbët.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top