
Anila Kalleshi
Dietologe
Kur një personi i shfaqen njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe ka humbje flokësh tregon që ka mangësi të: biotinës (B7). Kur trupi juaj përthith vitaminat që vijnë nga yndyrat (A, D, E, K), dhe nuk përthith vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Këshillohet të konsumoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e çliron avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, arra, mjedër dhe banane.
Kur shikojme të çara në skajet e gojës ky sinjal tregon që personi ka mangësi të: hekurit, zinkut dhe vitaminës B si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Zakonisht ky fenomen ju ndodh vegjetarianëve ose atyre që nuk janë konsumator të shpeshtë të mishit. Për këtë këshillohet që personi duhet të konsumojë sa më shumë mish shpendësh, salmon, peshk ton, veze, midhje, domate të thara në diell, susam, kikirik dhe bishtaja.
Në rastet e dhimbjeve të forta të muskujve, shpim në gishtat e këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës
Ky sinjal tregon që ka mangësi të: magnezit, kalciumit dhe kaliumit.
Konsumoni sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla, qitro, brokoli, perime jeshile si kale, spinaq apo radhiqe.
Kur në trup shfaqen xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, veçanërisht në faqe, duar, kofshë dhe vithe tregon që ka mangësi të acideve esenciale yndyrore dhe vitaminës A dhe D.
Këshillohet të shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme.Shtoni në dietën tuaj sardele dhe salmon, ara, fara lini, kërp dhe farave chia. Për vitaminën A, kërkoni për perime jeshile, si dhe perime me ngjyrë si: karota dhe specat.
Ne rast se keni ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera tregon që ka mangësi te: vitaminës B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë. Konsumoni: spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktapodi, midhje, molusqe dhe mish shpendësh.
Kur anash gishtave krijohen luspa tregon që ka mungesë zinku. Kur ka shenja të bardha në thonj mungesë zinku.Thonj të bute e lehtesisht të thyeshëm mungesë magnezi.Thonj që varen mungesë zinku.
Në lëkurë:
Dermatitet: mungesë vitamine B2, B3, B6, C, E, A, zink dhe biotinë
Ekzemat: mungesë vitamine B2 dhe vitaminë E
Psoriaza: mungesë vitamine A, D, E, C dhe zink
Aknet vulgaries: mungese vitamine A, B5, B6, E dhe zink
Akne rosacea : mungese të vitamines C dhe B2
Sytë
Rrathë të zinj sysh – intolerancë ushqimore
Kur nuk shikon natën – mungesë e vitamine A
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.