Mungesa e vitaminës D lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore. Niveli i ulët i vitaminës D në trup, mund të shkaktojë zhvillimin e dhimbjes kronike, e cila pas një kohe fillon të përhapet në të gjithë trupin.
Në studimin e shkencëtarëve nga Britania e Madhe, ku morën pjesë më shumë se 2.300 meshkuj, 1 në 15 meshkuj ndjente dhimbje kronike në pjesë të ndryshme të trupit.
Kur hulumtuesit matën nivelet e vitaminës D në trupat e pjesëmarrësve, ata zbuluan se mungesa e vitaminës D rrit rrezikun nga shfaqjes së dhimbjes kronike.
“Dhimbjet në indet muskulore dhe të eshtrave janë shenja të mungesës serioze të vitaminës D në trup”, tha udhëheqësi i studimit, prof. Paul McCabe.
Studiuesit kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D është e lidhur me zhvillimin e dhimbjes kronike, por theksojnë nevojën për të vazhduar kërkimet për të përcaktuar, nëse rritja e konsumit të vitaminës D do ta parandalojë shfaqjen e dhimbjes kronike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.