Në fokus

August 31, 2019 | 8:08

Mutacioni i ADN-s bën që disa persona të jetojnë shëndetshëm me vetëm 4 orë gjumë

Ju nevojiten 8 orë të plota gjumi gjatë natës, apo mund t’ia dilni edhe me gjysmën? Studiuesit kanë gjetur një gjen që dikton se sa gjumë i nevojitet një personi duke studiuar një familje që fle shumë më pak se mesatarja.

Ying-Hui Fu në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko dhe kolegët e saj analizuan gjenet e 12 anëtarëve të një familje që flenë më pak 4.5 orë në natë, pa u ndjerë të lodhur. Ata zbuluan se kishin një mutacion në një gjen të quajtur ADRB1 .

Kur ekipi eksperimentoi me të njëjtin mutacion te minjtë, këta flinin rreth 55 minuta më pak në ditë. Kjo lidhet me aktivitetin e ndryshuar në një rajon të trurit të quajtur pons-dorsal që rregullon gjumin. Në pons-dorsalet e minjve normalë, qelizat ekspresive të trurit ADRB1 u zbuluan se ishin joaktive gjatë shumicës së fazave të gjumit, por aktive kur ishin zgjuar. Te minjtë mutant, këto qeliza ishin edhe më aktive gjatë orëve të zgjimit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ata mund t’i zgjonin minjtë nga gjumi duke aktivizuar artificialisht këto qeliza të trurit që shprehin ADRB1. Të marra së bashku, rezultatet sugjerojnë që qelizat e trurit ADRB1 nxisin zgjimin dhe se variacionet në gjen ADRB1 ndikojnë te sasia e kohës që mund të qëndrojmë zgjuar çdo ditë.

Ekipi i saj ka zbuluar më parë se mutacionet në gjenet e tjera si DEC2 gjithashtu i bëjnë njerëzit të kenë nevojë të flenë më pak. Këto mutacione duket se nuk shoqërohen me ndonjë pasojë negative shëndetësore.

“Shumica janë shumë të lumtur për modelin e tyre të gjumit  dhe e shfrytëzojnë plotësisht kohën e tyre shtesë”.

Po pse nuk e kemi të gjithë aftësinë për të funksionuar me më pak gjumë? Ying-Hui Fu mendon se mutacionet ADRB1 dhe DEC2 duhet të janë shfaqur kohët e fundit në historinë njerëzore.

“Norma 8-orëshe ka qenë standardi për një kohë të gjatë, por disa mutacione të reja kohët e fundit prodhuan këtë tipar, në dukje të favorshëm. Ndoshta në të ardhmen mund të prodhohen barna që zvogëlojnë sasinë e gjumit që na nevojitet duke imituar efektet e mutacionit ADRB1”, thotë Fu.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top