Lifestyle

July 31, 2017 | 15:58

Muzeu Historik Kombëtar, një dritare e hapur për të gjithë

Cilido prej vizitorëve, vendas apo i huaj, që kërkon të njohë më shumë nga historia e Shqipërisë, nuk duhet të ngurojë t’i drejtohet dyerve të Muzeut Historik Kombëtar.

muzeu_historik_kombetar_tiraneTemperaturat e larta dhe vetë sezoni i pushimeve, nuk kanë të bëjnë me reduktimin e orëve të punës në këtë institucion. Përkundrazi, që nga fillimi i sezonit turistik në 15 maj e deri në përfundim të tij në 15 tetor, orët e punës në Muzeun Historik Kombëtar janë shtuar. Kjo do të thotë që askush që ka dëshirë ta vizitojë atë të mos stepet nga ideja e ditëve të pushimit javor apo të orëve pushim ndërmjet turneve. Muzeu është i hapur dhe aktiv përgjatë gjithë ditëve nga ora 09.00 e mëngjesit e deri në 19.00 të pasdites.

fb_img_1501512367805

Natyrisht kësaj atmosfere i shtohet dhe iniciativa më e re, ajo e komunikimit online. “Eja në muze për t’u njohur me thesare kulturore”, është një program që fton çdo të interesuar jo vetëm fizikisht në pavijonet e këtij Muzeu. Përkundrazi, materialet e trajtuara në këtë hapësirë muzeale vijnë tek çdokush nëpërmjet komunikimit onine. Në faqen e tij zyrtare, por dhe me atë të rrjeteve sociale, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë aktiv në paraqitjen e informacioneve të zgjeruara. Kjo nuk do të kushtëzohet me aktivitete që zhvillohen brenda këtij institucioni, por dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet historike, pra asaj që tanimë jemi mësuar t’i themi: informacion mbi trashëgiminë kulturore. Larmia e objekteve të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar synon të ofrojë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë dhe ftojnë vizitorin në një itenerar historik, duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve kryesore, që zunë vend në territorin tonë nga antikiteti e deri në ditët tona. Postimet do të marrin më shumë vlerë dhe nga fotot përkatëse me të cilat do të shoqërohet çdo informacion i kualifikuar. Dhe kjo përcjellje informacioni nuk do të reshtë asnjëherë.

fb_img_1501508897582

Tanimë Muzeu Historik Kombëtar nuk mund të shihet thjesht një objekt atraktiv sa i takon arkitekturës, por vetë madhështisë që mbart në vlerat historike të një kombi të lashtë. Në zemër të Tiranës, ai përthith disa mijëra vizitorë në vit. Ndërkohë që është shndërruar në një vendtakim seminaresh me nxënës, studentë, e profesionishtë të fushës.

fb_img_1501508870176fb_img_1501512356207

fb_img_1501508986201

fb_img_1501508909414

fb_img_1501508887188

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top