Këshilla & Arsye

April 22, 2017 | 9:00

Muzika e ninullat janë shërues për të sapolindurit

Kush punon me fëmijët e vegjël e di se muzika i qetëson ata, por tani, një studim nga universiteti i Alberta-s në Kanada, i botuar në “Archi – ves of Disease in Childhood” (Arkiva e sëmundjeve në fëmijëri) e vërteton: muzika i ndihmon të sapolindurit, përfshirë edhe ata që kanë lindur para kohe, që të durojnë më mirë dhimbjen.

1

Ekspertët kanë arritur në këtë përfundim, duke rianalizuar të dhënat e nëntë studimeve të bëra më parë nga viti 1989 deri në 2006-ën, për të matur reagimet e të sapolindurve (e qara, rrahja e zemrës, ritmi i frymëmarrjes) në momentet “e vështira” në spital, si momenti kur ma – mive u duhej t’u merrnin gjak për analiza. Lloji më i mirë i muzikës? Ninullat, sigurisht, por edhe muzika e Mozartit dhe autorëve të tjerë klasikë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top