Dëgjimi i përditshëm i muzikës është një mënyrë efektive për të rritur mirëqenien dhe përmirëson shëndetin. Muzika mund të ndihmojë në stimulimin e emocioneve pozitive, e cila nga ana tjetër mund të ulë nivelin e stresit.
Nisur nga një studim ku u përfshinë 207 individë, nga të cilët një pjesë e tyre dëgjonte muzikë të paktën 30 minuta në ditë dhe disa të tjerë jo, rezultati tregoi se emocionet pozitive ishin provuar më shumë në rastet kur njerëzit ishin dëgjues të rregullt të muzikës.
Eksperimenti vërtetoi gjithashtu se muzika ndihmonte në nivele më të ulëta të stresit dhe të hormonit të tij përgjegjës në trup, siç është kortisoli.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.