Në fokus

November 8, 2018 | 13:51

Muzika, mënyra më e mirë për të stimuluar tek fëmijët vëmendjen, kujtesën, kreativitetin, emocionet dhe inteligjencën sociale

Kërkimet shkencore tregojnë se fëmijët në moshën 0 deri në 3 vjeç kanë aftësi muzikore dhe muzika mësohet herët dhe spontanisht, madje edhe para lindjes. Nga muaji i gjashtë deri në muajin e shtatë të shtatzënisë, fetusi është në gjendje të kuptojë stimujt që vijnë nga jashtë dhe në veçanti, mund të dallojë zërin e nënës. Prandaj zhurma është forma e parë e komunikimit që mund të arrijë fëmijën dhe nëpërmjet të cilit fëmija mëson të bashkëveprojë me mjedisin rrethues.

Një fuqi e fortë relaksuese

Përmes dëgjimit të muzikës dhe fjalëve dalëngadalë fëmija mëson të flasë. Për më tepër, këndimi në shtëpi mes prindërve dhe fëmijëve rrit mirëqenien e tyre dhe forcon lidhjen. Jo rastësisht nënat në të gjithë botën këndojnë ninulla kur vënë fëmijët në gjumë.

E rëndësishme për rritjen

Vitet e para të jetës, në të vërtetë, për të qenë të saktë 1000 ditët e para të jetës, siç thonë shkencëtarët, janë të vlefshme për rritjen e fëmijëve: truri i tyre është shumë plastik dhe për këtë arsye, shumë i hapur. Sa më shumë që stimulohet, madje edhe përmes vjershave dhe këngëve, efektet më pozitive do të shfaqen gjatë rritjes. Pas kësaj periudhe kohore, bëhet më pak automatike për të mësuar gjëra të reja.

Është provuar nga studime të ndryshme shkencore se muzika stimulon vëmendjen, kujtesën, mësimin, gjuhën, kreativitetin, emocionet dhe madje inteligjencën sociale. Për këtë arsye është e rëndësishme që pediatër, muzikantë, edukatorë dhe persona të tjerë të përfshirë në kujdesin e fëmijës që nga shtatzënia duhet të bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur prindërit në rrugën e rritjes, duke i kushtuar rëndësi parësore muzikës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top