Mungesa e gjumit është një problem i përhapur dhe paraqet pasoja serioze fizike dhe ekonomike.
Mesa duket muzika stimulon gjumin dhe bllokon një stimul të brendshëm ose të jashtëm që pengon gjumin. Përveç potencialit të saj për të ndihmuar në zvogëlimin e ankthit dhe efektet negative të dhimbjes fizike, një studim i ri sugjeron që muzika mund të shërbejë si një ndihmë e lirë jo-farmaceutike për njerëzit që kanë vështirësi për të fjetur.
Sidoqoftë, ekziston një mungesë e të dhënave sistematike se sa gjerësisht përdoret dhe pse njerëzit zgjedhin muzikën si ndihmë për t’i zënë gjumi, apo çfarë lloj muzike funksionon.
“Studimi shpjegon se cilat janë motivet komplekse që nxisin njerëzit të përdorin muzikën si një ndihmë për të fjetur dhe arsyet pse ajo është kaq efektive”- thanë hulumtuesit duke përfshirë Tabitha Trahan nga Universiteti i Sheffield në Britaninë të Madhe.
Studimi shqyrtoi 651 individë të rritur, të cilët bënë të mundur sigurimin e provave të reja në marrëdhëniet midis muzikës dhe gjumit. Rezultatet, treguan se 62% përdorin muzikë për t’i ndihmuar ata të flenë. Edhe ata që nuk vuajnë nga çrregullimet e gjumit përdorin muzikën në jetën e tyre të përditshme për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së përvojave të gjumit.
Pra, muzika ka shumë efekte premtuese neurologjike dhe fiziologjike që mund të jenë tregues i përdorimit efektiv në luftën kundër mungesës së gjumit. Përfitimet subjektive psikologjike të muzikës kanë qenë gjithashtu të lidhura me ndryshimet kimike të vërejtura nëpërmjet niveleve të hormoneve, pasi muzika rrit oksitocinën dhe në përputhje me rrethanat nivelet e relaksimit, si dhe ul mendimet negative.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.