Këshilla & Arsye

June 9, 2017 | 14:00

Muzika në punë rrit produktivitetin

Arti zbukuron hapësirën ndërsa muzika, kohën. Të dëgjosh muzikë kur punon, rrit rendimentin dhe këtë e tregojnë studime të ndryshme…

Businesswoman with headphones typing on keyboard

Muzika është ideale për punët që përsëriten

Ky është përfundimi i një studimi të Applied Ergonomics, i publikuar në Inc.com. Sipas këtij kërkimi ka një lidhje të ngushtë midis muzikës dhe efikasitetit në kryerjen e disa veprimeve që përsëriten (p.sh., të kontrollosh email-in apo të plotësosh një bazë të dhënash). Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit që dëgjojnë muzikë në punë punojnë më shpejt dhe bëjnë më pak gabime.
Gjatë kohës që dëgjoni muzikën që ju pëlqen, në trupin tuaj prodhohen dopaminë e serotoninë, që ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe të përqendruar.

Të ndihmon të përqendrohesh në ambientet e zhurmshme

Një palë kufje dhe dëgjimi i muzikës që të pëlqen më shumë mund të jenë zgjidhja në një ambient të zhurmshëm pune, sipas një studimi të Dr. Lesiuk, profesor e muzikoterapist në Universitetin e Majamit. Hulumtimi tregun gjithashtu se cila është arsyeja e vërtetë për lidhjen e muzikës me punën. “Muzika përmirëson humorin tuaj. Kur jeni të stresuar, keni prirjen që të merrni vendime të nxituara. Një gjendje e mirë shpirtërore të ndihmon të arsyetosh më shumë para se të bësh një zgjedhje”,- shpjegon Lesiuk përNew York Times.

Zhurma krijuese

Studime të tjera kanë hedhur dritë mbi lidhjen e muzikës dhe kreativitetit.
Tingujt e natyrës, si për shembull dallgët apo fëshfërima e gjetheve, të ndihmojnë të përqendrohesh si dhe nxisin lindjen e ideve kreative. Megjithatë, këtu duhet të bëjmë një saktësim. Është e rëndësishme që të rregullohet volumi, për të pasur rezultate pozitive. Volumi i lartë mund të shndërrohet në “zhurmë” dhe mund të ketë pasoja antiproduktive.

Por… fjalët mund të të shpërqendrojnë

Një studim tjetër i Kembrixhit, i publikuar në Business Insider, zbulon se 48 për qind e personave që punojnë në zyrë ankohen se faktori kryesor i shpërqendrimit janë bisedat mes kolegëve. E njëjta gjë ndodh edhe për muzikën me tekst. Rreziku është që vëmendja juaj mund të zhvendoset nga puna që jeni duke bërë te teksti i saj. Por, ka një zgjidhje edhe në këtë pikë. Të dëgjoni muzikën që ju pëlqen më shumë dhe jo këngë të reja. Një këngë e re ka “surpriza” dhe ti e dëgjon me vëmendje më të madhe, duke u shpërqendruar nga puna.

1

Përfitimet për çdo gjini muzikore

1. Muzika klasike
Muzika klasike është ideale për punët kreative. Ajo stimulon imagjinatën dhe redukton ankthin.Inc.com rekomandon Moxartin dhe Vivaldin.

2. Muzika elektronike
Këshillohet për punët që përsëriten ku kërkohet shumë përqendrim, për shembull për ata që merren me kontabilitet apo financë.

3. Muzika xhaz, indiane, hip-pop, bluz
Kjo lloj muzike është e përshtatshme për punët që kërkojnë vëmendje të madhe. Të ndihmon që të jesh i përqendruar dhe zgjuar në të njëjtën kohë. Xhazi është muzika më e përshtatshme për programuesit.

4. Tingujt e natyrës
E përshtatshme për çdo lloj pune, pasi të çlodh e të jep ndjesi pozitive. Për shembull mund të dëgjoni online Simply Noise e Rainy Mood./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top