Sipas studimeve të fundit psikologjike, muzika ose më saktë stërvitja me muzikë përmirëson disa funksione cerebrale te fëmijët e tek të rriturit. Studiuesit e spitalit të fëmijëve në Boston kanë analizuar trurin dhe sjelljen e 15 të rriturve dhe 15 fëmijëve muzikanë e jo muzikantë.
Studimi arriti në përfundimin që muzikantët e rritur kishin shfaqur sjellje më të mira përsa i përket aftësive konjitive dhe memories. Edhe fëmijët që praktikonin muzikë shfaqën sjellje më të shpejta dhe përpunim më të mirë të dhënash.
Aftësi të tilla bëjnë të mundur marrjen e vendimeve, të zgjedhjeve, planeve e strategjive efikase dhe lejojnë që njerëzit të jenë më fleksibël ndaj ndryshimeve, si dhe mundësojnë përpunimin e informacioneve në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Studimi ka zbuluar edhe një tjetër përfitim nga muzika: aktivitet më të madh në fushën e përparme të trurit, që përfshin zgjidhjen më me lehtësi të detyrave dhe punëve të ndryshme.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.