Me dëshirën e madhe për t’u vlerësuar për bukurinë e sharmin e tyre, narcisistët janë njerëzit më egoistë dhe më arrogantë që mund t’i takoni në jetë. Ata gjithashtu janë persona që vazhdimisht nxisin konflikte, fajësojnë të tjerët dhe besojnë se janë superiorë.
Sipas historisë, Narcisuss ka qenë një person i obsesionuar me pamjen dhe sharmin e tij, dhe kështu e ka joshur perëndeshën e inatit, Nemesis, e cila njihej si perëndeshë e hakmarrjes ndaj qenieve që konsumohen nga arroganca e tyre. Ajo e kishte bërë Narcisussin të dashurohej në një refleksion të imazhit të vet, dhe kështu ai kishte vdekur duke parë veten gjatë tërë jetës.
Në përgjithësi, vetëbesimi i narcisistëve varet nga mënyra se si njerëzit e tjerë i perceptojnë ata. Narcisistët njihen për sjellje ekstreme, mosmenaxhim të emocioneve që përfshin ofendime të vazhdueshme dhe e identifikojnë veten si fitues dhe tjetrin si humbës. Më poshtë keni disa mënyra që tregojnë se si narcisistët me tendenca sociopatike ose psikopatike i projektojnë, lëndojnë apo fajësojnë njerëzit përreth tyre:
Luajnë rolin e viktimës
Kjo është një prej praktikave më të zakonshme. Narcisistët zakonisht ju provokojnë në fillim dhe kur reagoni për shkak të agresivitetit, ata ju manipulojnë të mendoni se ju jeni abuzuesi e ata viktima. Kjo gjë ua forcon atyre vetëbesimin.
Fajësojnë të tjerët
Narcisistët aktrojnë, gënjejnë, lëndojnë e bëjnë gjithçka që është e nevojshme për arritje personale.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.