Marrëdhënie

May 11, 2016 | 12:34

Narcistët duan të mbeten miq me ish partnerin

Sipas një studimi shumë njerëz të cilët miqësohen me ish-të dashurit e tyre janë me “tipare të errëta të personalitetit “(të tilla si narcizmi, hipokrizia, apo psikopat).

Për shumë njerëz, të kesh miqësi me një ish është e pamendueshme.

Por, tek narcistët ndodh ndryshe. Kjo për shkak se: “Ata janë më pak  mbështetës emocionalisht, më pak të dobishëm, më pak të besuar, dhe më pak të shqetësuar në lidhje me lumturinë e personit tjetër”.

Hulumtuesit e  Universitetit Oakland zbuluan se njerëzit me “tipare të errëta të personalitetit ” i mbajnë këto marrdhënie për “arsye praktike dhe seksuale.”

“Narcistët urrejnë të dështojnë ose të humbin, kështu që ata mund të mbajnë disa lidhje në qoftë se nuk e bëjnë zgjedhjen për t’i dhënë fund asaj. Ata mund të përjetojnë dëmtim narcistik, kur ndahen nga një partner dhe kanë vështirësi ti lënë të shkojnë apo të shërohen prej saj.”

Për narcistët nga marrdhënia ka të tjera përfitime.

Për shembull, një narcisist kërkon që statusi social dhe pozicioni të përforcohet për shkak të partnerit të tyre. Gjithashtu, “narcistët kanë një sasi të madhe të krenarisë dhe nuk mund të pranojnë që të tjerët të jenë me një ish të tyre.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top