Këshilla & Arsye

June 21, 2018 | 8:45

Nardjana Dajlanaj: Pse autizmi nuk është sëmundje! Si ta dalloni më lehtë në muajt e parë të jetës

Termi autizëm ka hyrë tashmë në fjalorin e zakonshëm dhe shpeshherë përdoret për fëmijët me sjellje të gjykuar si jonormale. P.sh: ato me  tendencë për t’u izoluar ose kanë vështirësi për t’u integruar në botën që na rrethon.

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Autizmi është një gjendje, e cila sot përcaktohet si “spektër autik”, e që përfshin edhe sindromën Asperger dhe mutizmin (heshtjen) selektive, sipas manualit të ri statistikor të çrregullimeve mendore apo manualit të referimit për të gjitha problemet që i përkasin fushës së shëndetit mendor.

Çfarë është e dobishme të dini për të mos arritur në konkluzione të parakohshme, kur fëmija bën sjellje që mund të gjykohen si “jonormale”. Në të kaluarën besohej si një fazë foshnjore e psikozës, ndërsa sot dihet se, autizmi është një “çrregullim neurobiologjik”, me karakteristikat e veta dhe një prirje të qëndrueshme, që në ndonjë rast mund të ketë tendencë të përmirësohet me kalimin e kohës. Sepse, autizmi mund të shprehet nëpërmjet niveleve të ndryshme mendore.

autismo

Autizmi karakterizohet nga paaftësia për të bashkëvepruar me botën e jashtme. Manifestohet me mbylljen ndaj të tjerëve, mungesën e mësimit të gjuhës (në 50% të rasteve) ose me komunikimin verbal vend e pavend. Lidhet me tendencën për t’u izoluar në vetvete, me përsëritjen e sjelljeve të veçanta, paaftësinë për të kuptuar ekspresionet dhe sjelljet, të cilat karakterizojnë jetën shoqërore normale dhe afektive (p.sh: përqafimet dhe buzëqeshjet). Simptomat nuk janë të njëjta për të gjithë, por variojnë sipas shkallës së çrregullimit.

Megjithatë, viteve të fundit mes njerëzve është përhapur ideja se autizmi po përhapet shumë. Por në të vërtetë nuk është e sigurt nëse është pikërisht kështu. Aktualisht presupozohet se shqetësimi i spektrit autik prek 4-6 fëmijë për njëmijë lindje. Për të shkuarën, nuk ka të dhëna të sakta.

Diagnoza e parë duhet të bëhet nga viti i 2 ose i 3 i jetës. Rreth moshës dy vjeç-dy vjeç e gjysmë, mund t’u konstatohet fëmijëve diagnoza e parë autike, dhe pse disa sinjale mund të kuptohen edhe më parë. Sigurisht, shqetësimi nuk mund të zhduket papritur pas moshës trevjeçare nëse më parë nuk është marrë asnjë masë.

img_1262

Një fëmijë i prekur nga spektri autik, mes 12 dhe 24 muajve të parë të jetës, tregohet shumë indiferent ndaj nënës së vet; nuk qan kur ajo largohet apo nuk qesh kur i afrohet. Nuk manifeston interes për lojërat dhe nuk kënaqet nëse i këndohen ninulla apo këngë. Kur sheh një objekt, nuk kërkon ndihmën e nënës për ta marrë. Nuk kërkon përfshirjen e të tjerëve nëpër lojëra. Për më tepër, nuk shpreh asnjë fjalë njërrokëshe si: (“ma”, “ba”, “xha”, “ta”). Nuk i kupton gabimet dhe nuk u bindet rregullave të thjeshta.

Shenjat e para të autizmit mund të evidentohen që një shtatë muajt e parë të jetës, megjithëse për të dalluar diçka me saktësi, ju duhet të prisni pak kohë derisa fëmija të bëhet më i madh dhe sigurisht të shkoni te specialisti.

Këto janë disa nga sinjalet e para të autizmit:

Fëmija nuk i drejton duart drejt jush për ta mbajtur në krahë

Nuk manifeston reagime të veçanta kur nuk ju sheh

Reagon shumë pak ndaj tingujve

Ka vështirësi për t’ju imituar dhe është i irrituar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top