A ju ndodh ndonjëherë që të zgjoheni të lodhur dhe të mos jeni në gjendje të pushoni mirë, duke u zgjuar përsëri dhe përsëri gjatë natës? E di që pjesa tjetër e natës është thelbësore për të rigjeneruar mendjen tuaj, për ta mbajtur atë të kthjellët dhe për të pasur një kujtesë të mirë.
Që kur të zgjoheni në mëngjes dhe deri kur të shkoni në shtrat në darkë, ju jeni vazhdimisht të stimuluar nga stimuj të jashtëm dhe çdo ditë ju e gjeni veten në një shakullinë mendimesh që shkojnë nga ajo se çfarë do hani për mëngjes, tek takimi që do keni në mëngjes, në klasën e yoga të një dite më pas, tek shpenzimet që keni për të bërë, në pushimet e ardhshme… mendime të shkurtra që lëvizin nga e kaluara në të ardhmen, duke mos lejuar që të jetoni të tashmen.
Ndërmjet një mendimi dhe një tjetri ekziston një vështrim në celular, duke parë faqet e rrjeteve të ndryshme sociale dhe pas një dite me “super punë” mendore, ju ktheheni në shtëpi dhe vazhdoni të shikoni, ndoshta deri vonë; e dini mirë që koka juaj është mbingarkuar!
Mundohuni të vendosni duart tuaja mbi dy hemisferat dhe të përpiqeni të ndjeni atë që shihni në pëllëmbët tuaja; ju do të ndjeni një suficit të nxehtësisë dhe nganjëherë nëse jeni mjaft të ndjeshëm, një lëvizje shumë të shpejtë të energjisë. E gjithë kjo është një sinjal, që ju duhet të ngadalësoni dhe të pushoni.
Gjatë natës, kur flini, trupi ngadalëson funksionet dhe mendja rigjenerohet! Kjo ndodh gjatë fazës REM të gjumit, kur truri ri-përpunon tërë përvojën e ditës, rivlerëson informacionin e fituar, eliminon atë që nuk është i nevojshëm, ri-përpunon dhe bashkon të dhënat në mënyra të reja, rinovon vetveten, mëson, merr vendime.
Prandaj është shumë e rëndësishme të flemë mirë për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Dituria e lashtë e kishte kuptuar tashmë atë: nata jep këshilla.
Ja disa këshilla për të marrë një relaksim më të thellë:
– Para se të shkoni për të fjetur bëni një dush me ujë të nxehtë dhe kripë, ndihmon për të shkarkuar energjitë mendore dhe të relaksoheni.
– Shmangni shikimin e televizorit, ose të punuarit në PC në mbrëmje (mos bini duke fjetur përpara TV, e pavetëdijshmja regjistron gjithçka, edhe nëse nuk jeni në dijeni).
– Para se të bini në gjumë, bëni një llogari për ditën tuaj, një lloj ri-elaborimi të asaj që ka ndodhur duke filluar nga episodi më i fundit deri në mëngjes, kur ju u zgjuat.
– Merrni pjesë në një seancë Yoga, e cila çon në rigjenerimin dhe zgjerimin e vetëdijes tuaj, rritjen e krijimtarisë tuaj dhe relaksimit
Për sot kjo është, nëse aplikoni këto veprime të vogla çdo ditë, do të shihni se brenda disa ditësh gjumi juaj do të përmirësohet dhe çdo mëngjes do të ndjeheni më energjik dhe ndoshta do t’ju ndihmojë të keni disa ide të shkëlqyera.
Burimi / www.antonellaaruna.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.