Sipas një studimi spanjoll nëse fëmijët rriten sa më afër natyrës, kjo gjë do të përmirësonte zhvillimin e trurit. Ky studim shpjegon se si natyra është në gjendje të veprojë pozitivisht në rritjen e fëmijëve edhe në nivelin mendor.
Studimi u krye nga shkencëtarët në Institutin e Shëndetit Global të Barcelonës (ISGlobal) dhe tregon se si fëmijët që jetojnë në qytet kanë më shumë lëndë të bardha dhe gri në disa zona të trurit. Studimi është realizuar me mbështetjen e Spitalit Del Mar dhe Shkollës së Shëndetit Publik Ula Fielding.
Në këtë studim u shqyrtuan 253 fëmijë të përfshirë në projektin BREATHE. Për të analizuar volumin e trurit, vullnetarët e vegjël iu nënshtruan rezonancës magnetike 3D me rezolucion të lartë, ndërsa ekspozimin ndaj natyrës e vlerësuan duke identifikuar adresën e shtëpisë nëpërmjet sistemeve satelitore. Duke krahasuar rezultatet e dy analizave, studiuesit kanë kuptuar se fëmijët që rriten në një hapësirë të gjelbër ndikon pozitivisht për trurin e tyre dhe favorizon rritje të shëndetshme në zona të caktuara të trurit.
Nuk është rastësi që fëmijët që kanë jetuar më shumë afër natyrës kanë shënuar rezultate më të larta në testet njohëse. Sipas ekspertëve kjo dukuri do të kishte efekte pozitive në kujtesën dhe përqendrimin e tyre.
“Ky është studimi i parë që vlerëson lidhjen mes ekspozimit afatgjatë ndaj natyrës dhe strukturës së trurit- shpjegoi Payam Dadvand, autor i hulumtimit dhe profesor në ISGlobal. Rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj natyrës që në fillim të jetës çon në ndryshime të dobishme në tru.
Studimi spanjoll nuk është i vetmi që ka identifikuar efektet pozitive që ka natyra në mirëqenien fizike dhe mendore. Sipas shkencëtarëve, natyra do të ndihmonte zhvillimin e trurit duke stimuluar kreativitetin, kuriozitetin dhe imagjinatën. Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh ndikimi pozitiv i një ambienti në të cilin nuk ka ndotje. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në rritjen e shëndetshme dhe të lumtur të fëmijës.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.