Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2015, “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” u zbuluan sot në mjediset e Ministrisë së Kulturës.
Edit Dibra u vlerësua nga juria si përkthyesja më e mirë e vitit për veprën e Marcel Proust, “Robinja”, me motivacionin, “për mjeshtërinë në ruajtjen e autenticitetit të frazës prustiane”.
Bashkim Shehu ka fituar çmimin e shkrimtarit më të mirë me romanin e tij “Fjalor Udhëzues për misterin e dosjeve”, me motivacionin “ për gjetjen e veçantë artistike që përthyen labirintet e errëta historike në një labirint romanor me një dimension mitik e universal”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.