Këngëtari me një zë të veçantë e që bëri për vete adhurues të të gjitha moshave, Prince, është gjetur i vdekur në banesën e tij, konfirmoi publicisti i tij sot. Performuesi multi i talentuar vuante nga një sëmundje e rëndë. Prince u trajtua për mbidozë droge, gjashtë ditë përpara se të vdiste, thanë burime për TMZ. Këngëtar u gjet i rrëzuar në ashensorin e shtëpisë së tij para se të vdiste, sipas burimeve policore që e kishin gjetur. Në fillim u tha se Prince po kurohet për një periudhë për shkak të gripit në Moline, Illinois, 48 minuta larg rezidencës së tij në Paisley Park. Burime të ndryshme ndërkaq kanë treguar se këngëtari në fakt po përpiqej të shpëtonte falë një trajtimi për mbidozë narkotike. Ata shtuan se Prince do të qëndronte në spital për 24 orë, por që nuk shkoi kështu, pasi ai nuk ia doli dot. Prince, ikona e muzikës pop u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.
Jetëshkrim
Prince Rogers Nelson, i njohur me emrin e artit Prince, lindi në Minneapolis, 7 qershor 1958 dhe u nda nga jeta sot në Chanhassen, 21 prill 2016. Ai ishte kantautor polinstrumentist, kompozitor, producent diskografik, aktor, regjisor skenarist amerikan, shumë popullor sidomos në vitet ’80-’90. Emri i parë, Prince derivon nga emri i i bandës ku babai i tij luante, “Prince Rogers Trio”.
Përgjatë viteve ’80 Prince preferoi të luante me gazetarët, duke shpikur një seri historish të fëmijërisë dhe adoleshencës apo duke gënjyer për datën e lindjes. Opër një kohë të gjatë ka deklaruar se kishte origjinë italiane, histori që kurrë nuk u vërtetua. Vena artistike e këngëtarit nga Minneapolis (që kompozonte, arranxhonte, prodhonte, këndonte, luante në vegla muzikore, shpesh punë në tërësi autonome) e bëri të kompozonte shumë këngë, por njëherësh të jetë një nga pionierët e shitjeve online në Internet: Në fakt, disa nga produktet e tij janë në dispozicion vetëm nga faqja e Prince. Në 2004 revista Rolling Stone e vu në vendin e 27-të të listës së 100 artistëve më të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.