Marrëdhënie

May 14, 2017 | 7:59

Ndalohet me ligj terapia për konvertimin e homoseksualëve

Në vitin 2015, një 17-vjeçare transgjinore amerikane, i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur në rrotat e një traktori pranë shtëpisë së saj në Ohajo. Në letrën e vetëvrasjes, ajo shpjegonte se terapistët besimtarë ishin përpjekur ta konvertonin atë përmes terapive konvertuese. Pas këtij incidenti, Presidenti Barack Obama, bëri thirrje për t’u dhënë fund këtyre terapive për të rinjtë LGBT.

flamuri-gay

Sot, profesionistët e shëndetit mendor në disa shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të ndaluar të trajtojnë gei, lezbike, biseksualë dhe homoseksualë me anë të terapisë konvertuese. Kjo terapi i referohet çdo përpjekjeje për të ndryshuar orientimin seksual ose identitetin gjinor të dikujt. Shtetet ku kjo është e ndaluar janë Kalifornia, Kolumbia, Nju Xhersi, Nju Meksiko, Nju Jork, Illinois, Oregon dhe Vermont. Së fundmi, është bashkuar edhe shteti i Konektikatit, ku projektligji ka marrë vota unanime në Senat. 

Dr. Christy Olezeski, nga Shkolla Mjekësore në Jeil, shpjegon rreziqet e terapisë konvertuese për të rinjtë LGBT: “Mungesa e pranimit për atë që ata janë mund të çojnë në një rritje të depresionit, ankthit, problemeve me imazhin trupor, Çrregullim të Stresit Post-traumatik, përdorim të substancave dhe ide për vetëvrasje”. Sipas saj, nivelet e përpjekjeve për vetëvrasje janë të larta në këtë popullatë dhe variojnë nga 20-30% për të rinjtë nën moshën 18 vjeç, deri te 40% te të rriturit mbi 18 vjeç (krahasuar me 4.6% te popullata e rritur).

Shoqata Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Amerikane Mjekësore, Akademia Amerikane e Psikiatrisë së Fëmijës dhe Adoleshentit dhe Shoqata Psikiatrike Amerikane e kanë cilësuar terapinë e konvertimit si “të rrezikshme” dhe “jo etike”, pasi nuk është efektive. Mospranimi i orientimit seksual dhe identitetit gjinor të të rinjve shton rrezikun për probleme të shëndetit mendor. 

Referenca

Byne, W. (2016). Regulations Restrict Practice of Conversion Therapy. LGBT Health.

Adelson, S. L., & of Child, T. A. A. (2012). Practice parameter on gay, lesbian, or bisexual sexual orientation, gender nonconformity, and gender discordance in children and adolescents. Journal of the American Academy of Child & Adolescent Psychiatry, 51(9), 957-974.

Marrë nga https://www.facebook.com/notes/psikologjia-shkenca-e-mendjes/ndalohet-me-ligj-terapia-p%C3%ABr-konvertimin-e-homoseksual%C3%ABve/119907405247408/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top