Edhe pse njerëzit mund të duan të përqafohen me qentë e tyre për të treguar dashuri, qentë mund ta interpretojë atë ndryshe.
Përfundimi i një studimi disamujor për sjelljen e qenve në momentin kur përqafohen nga njerëzit ka mbërritur në një rezultat tronditës…të paktën për ata që e kanë një qen në shtëpi.
Studimi është kryer nga disa shoqata dhe lëvizje për mbrojtjen e kafshëve në Shtetet e Bashkuara. Ata analizuan sjelljen e 250 qenve, para, gjatë dhe pas një përqafimi nga njeriu.
Nga shprehia e vërejtur në portretin e kafshës, “psikologët” arritën në përfundimin se qentë ndjehen të stresuar dhe të trishtuar në momentin e përqafimit, pasi kjo i pengon që të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë; të vrapojnë dhe luajnë.
“Në shumë raste qentë mund të konsiderohen si pjesë e familjes. Gjithsesi, ata nuk janë njerëz dhe reagojnë ndryshe ndaj disa sjelljeve njerëzore, siç është përqafimi”, thotë Caroline Kisko, bashkëautore e studimit.
Studimi nxori gjithashtu në pah se dëshira më e madhe e qenve është që të ledhatohen, sidomos në pjesën e kraharorit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.