Ëndërroni një botë ku nuk keni nevojë ta çmontoni shtëpinë për të gjetur xhaketën tuaj të lëkurës? Je në vendin e duhur!
Bota ndahet në njerëz të cilët janë të rregullt dhe që e gjejnë atë që kërkojnë menjëherë, dhe nga të tillë të cilët janë krijues: besojnë se kanë gjithçka nën kontroll, por megjithatë, nuk arrijnë të kujtojnë se ku dreqin ka përfunduar këmisha e atij koncerti ku ishte në vitin 2009 dhe që do të ishte hyjnore për pamjen përfaqësuese të së nesërmes. Ja disa këshilla të vlefshme për veten tuaj.
Hiqni të panevojshmet
Në çdo dollap ka rroba ku ne jemi të sigurt se kurrë nuk do t’i veshim, dhe përsëri vendosim t’i mbajmë akoma, duke menduar se “hajt se do të rikthehet prapë moda dhe do na hyjnë në punë”. Kështu shndërrohemi në mbledhës të pandërgjegjshëm duke i zënë frymën dollapëve e duke e penguar veten për të gjetur atë që na nevojitet në çast. Rrëmuja dhe shumica e veshjeve të marrin mendjen. Ndajeni mendjen, më mirë falini tek ata të cilët kanë vërtetë nevojë për këto veshje. Dhurojini!
Organizo atë që mbetet
Ndodh që të duhet një triko, por ajo është kamufluar në mesin e këmishave, të cilat gjenden midis pantallonave dhe duke kërkuar për njërën apo tjetrën më të përshtatshme, përfundojmë duke hekurosur 12 veshje të ndryshme, e duke mos u përshtatur me asnjërën në fund. Por koha ikën, dhe vonesa maturohet në punë e gjetkë. Këshilla në këtë rast, ndajini teshat me kategori: në fillim të dollapit të vendosen ato që vishen më shpesh. Do të ishte mirë t’i grumbullonit sipas prerjeve, pantallona të shkurtra me këmisha, e me radhë.
Qielli është kufiri i vetëm
Ndoshta në këtë rast kufiri do të zëvendësohet nga tavani, por mendoni vertikalisht. Shtimi i mundësisë për të futur varëse në dollap, do ta shfrytëzonte më mirë hapësirën për të vendosur sa më shumë veshje në dollap. Por pa e tepruar, pasi nuk do t’i shpëtonit ngjeshjes e cila shkakton rrudha dhe ju vonon në dalje në kohë nga shtëpia.
Përça dhe sundo
Romakët e thoshin këtë, sepse në luftë, në dashuri dhe kur flasim për veshjet, gjithçka lejohet. Krijoni ndarëse të rehatshme në mënyrë që të mos rrezikoni të keni sirtarë që ndjejnë keqardhje për çorapet që, ndoshta, kurrë nuk do të kenë shansin të gjejnë hapësirën e tyre!
Jini optimist në optimizimin e hapësirës
Ka objekte që kërkojnë shumë hapësirë, mjaft të mendoni për batanijet dhe jorganët, ku vetëm ata kërkojnë pothuajse gjysmën e dollapit. Për ta ndrequr problemin, provoni të përdorni qeset e vakumit. Këto janë çanta me madhësi të ndryshme, të cilat falë ndihmës së një fshese me korent, përmes thithjes së ajrit nga tubi, ju lejon të gjeni hapësirat e nevojshme, pa sakrifikuar artikujt tuaj thelbësorë.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.alfemminile.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.