Aktualitet

November 26, 2025 | 12:30

“Ndërrove jetë në krahët e mi”: Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit thyen heshtjen

Ndarja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare ka sjellë reagime të shumta ditën e sotme. Mes tyre edhe një mesazh thellësisht prekës nga ish-bashkëshortja e tij, Selvie Jao, e cila rrëfen momentet e fundit dhe dhimbjen e madhe që ka lënë pas artisti.

selvie-dhe-shpati

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…

Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.

Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë.

Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?

Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, shkruan ajo.

Artisti nga Tetova u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë një qëndrimi në Itali, ku ndodhej për një koncert.

selvie-dhe-shpati1

selvie-dhe-shpati2-1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top