Këshilla & Arsye

September 29, 2017 | 9:10

Ndërveprimet Zemër-Tru

Tradicionalisht, shkencëtarët besonin se ishte truri që dërgonte informacione dhe i lëshonte komandat trupit, duke përfshirë edhe zemrën, por tani e dimë se e kundërta është e vërtetë.

1

Hulumtimet kanë treguar se zemra i komunikon trurit në katër mënyra kryesore: neurologjikisht (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore), biokimikisht (përmes hormoneve dhe neurotransmetuesve), biofizikisht (nëpërmjet valëve) dhe energjikisht (përmes ndërveprimeve në terren elektromagnetik) Komunikimi përgjatë gjithë këtyre kanaleve ndikon dukshëm në aktivitetin e trurit. Për më tepër, hulumtimi ynë tregon se mesazhet që zemra i dërgon trurit mund të ndikojë gjithashtu në performancën”, thonë shkenctarët.

Zemra mund ‘të flasë’ dhe të ndikojë tek truri kur zemra është koherente – kur zemra është koherente, trupi, duke përfshirë edhe trurin, fillon të përjetojë të gjitha llojet e përfitimeve, mes tyre qartësi dhe aftësi më të madhe mendore, duke përfshirë edhe vendimmarrje më të mirë.

Këto ndryshime ndodhin sepse zemra, kur është koherente, dërgon informacion që shkakton ndryshimet nëpërmjet proceseve të përmendura më lart.

Megjithëse zemra dhe truri janë automatikisht në komunikim të vazhdueshëm, secili prej nesh ka gjithashtu aftësinë që me vetëdije dhe me qëllim t’i drejtojmë zemrat tona për të komunikuar në mënyra të dobishme me trupat tanë.

Kur ne përjetojmë qëllimisht emocione të sinqerta pozitive, siç është kujdesja, dhembshuria ose vlerësimi për dikë , zemra i përpunon këto emocione dhe fillon të bëhet koherente dhe të dërgojë informacione pozitive në të gjithë trupin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top