Dëshmi

June 6, 2022 | 9:00

Ndëshkimi kur themi të vërtetën…

 

Edukimi është ajo mënyrë të sjelluri e trasmetuar nga i rrituri te i parrituri. Nga prindi tek fëmija e që vazhdon me shkollën, sistemin e vlerave dhe modelet që ofron një shoqëri apo vend.

Nga Lira Gjika

Fëmijët po luanin me top dhe goditen pa dashje një vazo me lule. Babai u çfaq para fëmijëve gjithë nerva dhe bërtiti:-“Kush e bëri tregoni shpejt”. Fëmijët heshtnin dhe shihnin përdhe. Babai bërtiti edhe më shumë. Më së fundi njëri nga fëmijët pranoi “fajin” dhe babai pa e zgjatur e kap për veshi fëmijën dhe i shkarkoi një lumë të sharash e fyerjesh. Kjo sjellje e të rriturve që ndëshkojnë fëmijën kur tregon të vërtetën është e zakonshme dhe ushtrohet jo vetëm në shtëpi por edhe në kopshte e shkolla. Të rriturit reagojnë pa menduar se çfarë i mësjnë dhe trasmetojnë fëmijëve me sjelljet dhe ndëshkimet e tyre. Ndëshkimi nuk duhet të jetë fyerje por kufi që nuk duhet tejkaluar dhe fyerja e dhuna nuk ta mësojnë këtë gjë. Kjo mënyrë të sjelluri e të rriturit për të ndëshkuar pa menduar, thjeshtë nga paaftësia për të menduar se çfarë po i trasmetojmë fëmijës është gjë shumë e dëmshme. Pa dashur i tregojmë fëmijës se po the të vërtetën ndëshkohesh. Këtë gjë duan prindërit dhe mësuesit ti tregojnë fëmijëve se e vërteta është e keqe dhe ndëshkohesh? Kujdes prindër dhe mësues.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top