Mirëqenie

November 2, 2017 | 10:14

Ndihma më e mirë për stresin e fëmijëve mund të jetë një qen

Një hulumtim i kryer nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Darlene Kertes nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Floridës në Gainesville konfirmon se qentë kanë aftësinë për të zbutur stresin e fëmijëve. Shpesh harrojmë se fëmijët janë po aq të rrezikuar nga stresi sa edhe të rriturit.

1

Në një sondazh të kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane u raportua se gati një e treta e fëmijëve të intervistuar kishin përjetuar një simptomë fizike të lidhur me stresin. Problemi është se jo vetëm ka probleme afatshkurtra simptomatike për shkak të stresit, siç janë çrregullimet e gjumit, dhimbjet e kokës ose dhimbjet e stomakut, por edhe mundësia e gjendjeve shëndetësore afatgjata të tilla si depresioni, ankthi dhe ulçera

Ky studim i ri përfshinte 101 familje me fëmijë në mes të moshës 7 dhe 12 vjeç. Të gjitha këto familje gjithashtu kishin një qen.

Sigurisht që një studim i tillë duhet të ketë një situatë që do të nxisë një nivel të stresit tek fëmijët që testohen. Këta kërkues zgjodhën t’ju japin fëmijëve pjesëmarrës dy detyra. I pari përfshiu përgatitjen e një fjalimi të shkurtër, të cilin ata më pas duhej t’ua jepnin dy të huajve që shërbenin si “gjyqtarë”. E dyta përfshinte një problem aritmetik mendor, i cili duhej të kryhej para të njëjtëve gjyqtarë. Gjatë këtyre detyrave hulumtuesit matën nivelet e tyre të kortizolit. Kortizoli është një nga hormonet e stresit të sekretuara nga gjëndrat e veshkave.

Për qëllimet e këtij studimi, fëmijët duhej të angazhoheshin në këto detyra në një nga tre kushtet:

-Në gjendjen e parë prindërit e tyre ishin të pranishëm për të ofruar njëfarë mbështetjeje emocionale.

-Në të dytin vetëm qeni i familjes ishte i pranishëm.

-Në kushtin e tretë askush nuk ishte i pranishëm fare për të ofruar ndonjë formë mbështetjeje.

Stresi i përjetuar nga fëmijët është matur para testimit, gjatë detyrave të nxitjes së stresit dhe më vonë pas një periudhe të shkurtër së shpalosjes së detyrës.  Në të njëjtën kohë u mblodhën mostrat e pështymës që më vonë mund të testoheshin për përqendrimin e kortizolit.

 

Rezultatet zbuluan se nivelet e stresit të fëmijëve u prekën varësisht nga natyra e mbështetjes sociale që ishte në dispozicion. Ndoshta sepse fëmijët gjatë fëmijërisë së mesme(adoleshencës) kanë filluar të mbështeten më pak tek prindërit e tyre për mbështetje sociale dhe më shumë mbi miqtë dhe të njohurit e tyre, kishte pak ndryshim në përvojën e tyre psikologjike të stresit në mes të kryerjes së detyrave të vetëm ose në prani të prindërve. Megjithatë, prania e qenit të familjes prodhoi një rënie të konsiderueshme të stresit. Kjo mund të ndodhëm sepse qeni siguron mbështetje pa gjykim ose vlerësim.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top