Në fokus

April 23, 2019 | 12:54

Ndikimet e bullizmit ndihen edhe kur fëmijët janë të rritur

Bullizmi është një nga fenomenet që është përhapur gjerësisht tek fëmijët, dhe ndikimet e tij janë afatgjatë, duke i përndjekur edhe kur ata janë gati të marrin në dorë jetët e tyre. Një kërkim i fundit ka arritur në përfundimin se fëmijët që bien pre e bullizmit gjatë viteve të para të shkollës e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë kur ata arrijnë moshën 25-vjeçare. Ndërsa ata që arrinin të kishin një punë të ardhurat e tyre reduktoheshin me 2 %.

Madje veprimet bulliste edhe më të rënda kanë pasoja edhe më negative tek fëmijët që i përjetojnë ato. Të biesh pre e bullizmit gabimisht konsiderohet një kalim normal por kërkimi i fundit tregon se pasojat vijojnë edhe kur fëmijët rriten. Studimet e cilësojnë bullizmin një faktor risku që ndikon në aspektin fizik dhe mendor të një personi duke reduktuar aftësinë e tij për t’iu përshtatur sjelljes së një të rrituri.

Në analizën e specialistëve britanikë u pa se 40% e njerëzve nën moshën 25-vjeçare që kishin patur probleme me bullizmi vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Kërkuesit monitoruan rreth 7000 nxënës të moshës 14-16-vjeçare. Dhe të dhënat u bazuan në faktet se sa shpesh ata binin pre e bullizmit.

Informacionet që çuan në këto përfundime u bazuan tek raportimet që dhanë si fëmijët edhe prindërit e tyre për të patur një panoramë më të gjerë të sjelljes së fëmijëve të cilët me kalimin e kohën kompleksoheshin edhe më shumë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top