Askush nuk dëshiron të jetë i vetmuar, por tani mund të keni një arsye për të marrë ndihmë, nëse ju ndjeheni të izoluar. Hulumtimet nga Harvard Medical School kanë zbuluar një lidhje midis vetmisë dhe Alzheimer.
Shkencëtarët monitoruan nivelet e amyloid – një proteinë e lidhur me sëmundjen – në trurin e 79 personave, para se të krahasonin rezultatet me një test të dytë për të përcaktuar nivelet e vetmisë.
Pas marrjes në konsideratë të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë statusin socio-ekonomik, gjininë dhe moshën, studiuesit arritën në përfundimin se ata që kanë shenja para-klinike Alzheimer kishin 7.5 herë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar, se ata që nuk kishin shenja të sëmundjes.
Është ende e paqartë, nëse izolimi social kontribuon në sëmundje, apo është thjesht një nga simptomat e hershme.
Dr. Clare Walton, autor i studimit tha: “Këto rezultate sugjerojnë se vetmia mund të jetë një parashikues i hershëm i zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, por ai ishte një studim i vogël, më shumë hulumtime janë të nevojshme për të çimentuar këto pretendime”.
Vetmia është një shqetësim në rritje për popullatën tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.