- Bëni gjithçka vetë dhe ndjeheni të izoluar nga të tjerët
Pjekuria nënkupton pavarësi. Duke u rritur ju keni mësuar të mos mbështeteni tek të tjerët, por kjo ju ka larguar nga të gjithë. Mendoni përsëri me nostalgji kur e thërrisnit shokun a shoqen tuaj të klasës për t’ju ndihmuar në detyrat e shtëpisë. Tani nuk keni më nevojë për ndihmë për asgjë.
- Kuptoni se keni ndonjë konflikt të pazgjidhur me veten tuaj
Ju kaloni shumë kohë duke dëgjuar ndjesitë që rrjedhin nga trupi dhe psikika juaj. Ato nuk janë të gjitha pozitive, disa gjëra ju shqetësojnë. Është kështu për të gjithë, por nuk keni dikë që t’ju heqë mendjen, kështu që nuk mendoni vetëm për këtë.
- Ju keni dëshirën e fortë për të mbyllur disa marrëdhënie
Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kuptoni se keni gjithnjë e më shumë të njohur dhe më pak miq. Ky mendim ju lëndon dhe ju dëshironi të përjashtoni shumicën e atyre të njohurve nga jeta juaj.
- Ju nuk keni besim te njerëzit
Është sikur në kokën tuaj bie alarmi sa herë që dikush thotë diçka që e konsideron një marrëzi të madhe. Ju nuk mund të jetoni me hipokrizinë natyrore të njerëzve.
- Ju mërziteni
Ju nuk jeni vërtet të kënaqur me jetën tuaj, është sikur diçka nuk arrin të realizohet. Një lloj zbrazëtie emocionale që nuk dini si ta mbushni.
- Shpesh humori juaj është negativ
Ju nuk jeni në depresion dhe bëni mirë gjithçka që bëni. Por ju mungojnë kulmet e gëzimit me të cilat ishit mësuar kur ishit më të vegjël.
- Ju mungon gjithmonë koha
Vetmia e forcon perceptimin e kohës. Të tjerët na largojnë vëmendjen, por ju jeni gjithmonë të vëmendshëm ndaj ecurisë së minutave. Por koha nuk mund të kontrollohet dhe vetëdija për të do të thotë të vuani prej kësaj. Për ju është sikur koha nuk është kurrë e mjaftueshme.
- Pendoheni për gabimet e së kaluarës
Mendoni shpesh për të kaluarën dhe ripërshkoni udhëkryqet e mëdha të jetës suaj. Mendoni se shumë gjëra mund të ishin ndryshe.
- Ju mungon fëmijëria, adoleshenca dhe jeta familjare
Ishte bukur kur përgjegjësitë ishin shumë të lehta dhe gjithnjë ishte dikush që ju ndihmonte të rriteshit.
- Ju jeni në ankth për të ardhmen tuaj
E kaluara ishte e bukur, e tashmja është e vështirë, nëse nuk përmbyset kjo tendencë, e ardhmja do të jetë e tmerrshme. Ky mendim ju shkakton shumë ankth. Por atëherë e vini në dyshim veten dhe e kuptoni që sado e vështirë që mund të jetë, nuk ju mungon asgjë për ta përballuar.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.