Në fokus

July 5, 2019 | 10:29

Ndonjëherë jeni të lodhur, por aq të lodhur … saqë pushimi nuk mjafton

“Ndonjëherë jeni të lodhur, por aq të lodhur… saqë pushimi nuk mjafton”. Mauro Soldano

Dhe pikërisht në atë çast, të qani është një gjë e natyrshme dhe nuk duhet të turpërohemi kurrë, pavarësisht nëse jemi mashkull apo femër, çdokush ka të drejtën të shprehë ndjenjat e tyre, ne jemi njerëz të gjllë dhe jo prej hekuri!

Ka shumë arsye përse ne mund të qajmë dhe kjo ndodh që të jap ndjesi të brendshme, dhimbje ose paaftësi; për shembull, kur qajmë nga zia është normale, dhe për fat të keq nuk mund ta përmirësojmë këtë, ne mund të ecim përpara, duke mbajtur në zemrat tona personin që na ka lënë. Sot, megjithatë, ne duam të përqendrohemi në një lloj tjetër të qare, asaj që rrjedh nga një situatë e vuajtjes e cila mund të korrigjohet.

Në fakt, nganjëherë ndodh që dikush qan sepse dikush është me të vërtetë i sëmurë para një situate të caktuar që na paraqet jeta dhe se ne nuk mund ta shohim dritën në fund të tunelit. Në atë moment është e drejtë të qajmë, por pastaj duhet të gjejmë një mënyrë për ta kapërcyer këtë gjë, sepse ne mund ta transformojmë veten në flutura të mrekullueshme që fluturojnë drejt fateve të tjera që as nuk mund t’i imagjinojmë.

Në jetë çdo gjë është një mësim dhe nga vuajtjet tona ne mund të mësojmë shumë. Kjo është ajo që në psikologji quhet “vuajtje e dobishme”, kjo është lloj i vuajtjes që na lejon të çlirohemi nga negativiteti dhe pesha që ne bartim brenda, pas kësaj periudhe vjen ndryshimi, mësojmë mësimin tonë dhe dëshmojmë një rritje të brendshme.

Juith Orloff, psikiatër dhe autor i librit “Liria Emocionale – Lirojeni veten nga emocionet negative dhe transformoni jetën tuaj”, na tregon se e qara është vetëm hapi i parë në arritjen e ekuilibrit të brendshëm. Pas çdo stuhie vjen qetësia dhe bashkë me të qartësia mendore. Për të kapur mundësitë në kohë të errëta, ne duhet të gjejmë qetësi të brendshme.

Nuk ka të bëjë me pritjen që diçka të ndodhë, ne duhet të bëjmë që gjërat të ndodhin. Ne duhet të gjejmë forcën brenda vetes dhe të provokojmë ndryshim nga vetja, sepse asgjë nuk ndodh jashtë nesh.

Albert Ajnshtajn tha se ishte mirënjohës për të gjithë ata që i kishin thënë atij “jo”, sepse në këtë mënyrë ai kishte mësuar t’i bënte gjërat vetë dhe ishte bërë më i fortë.

Dhe pastaj, qajmë nëse na nevojitet, por duhet të mbajmë mend: mund të mbështetemi vetëm te vetja.

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top