Në fokus

February 2, 2019 | 8:06

Ndotja dëmton zemrën e fëmijëve që në barkun e nënës…

Ndotja dëmton zemrën e më të vegjëlve, që kur janë në barkun e nënës. Valët e të nxehtit të lartë që shkaktohen nga ndryshimet klimatike, në fakt, rrisin numrin e fëmijëve që lindin me sëmundje kongjenitale të zemrës. Këto pasoja të reja dramatike që vijnë nga ndotja mbi shëndetin e njeriut, janë shfaqur nga një studim i publikuar në “Journal of American Heart Association”, revista që botohet nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Studime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes ekspozimit të nënës ndaj të nxehtit të lartë dhe rrezikut për anomali në zemrën e fëmijëve, me shumë mundësi sepse nxehtësia mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të fetusit ose të ndikojnë tek proteinat e ndjeshme ndaj nxehtësisë që luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e fetusit.

“Rezultatet theksojnë nevojën për një përgatitje më të lartë për t’u përballur me shtimin e kushteve komplekse që shpesh herë kërkojnë asistencë të vazhdueshme”, tha autori kryesor i këtij studimi, Shao Lin, profesor në Shkollën e Shëndetit Publik pranë Universitetit të Albani, në Nju-Jork.

“Është e rëndësishme që të këshillohen gratë që janë shtatzënë të evitojnë të nxehtin ekstrem, në veçanti 3-8 javë pas ngjizjes, që është edhe periudha më kritike”, thekson ai.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top