Ata që rrezikojnë më shumë janë profesionet si punëtor apo kuzhinier.
Ndotja është shkaku kryesor i infertilitetit te meshkujt. Sipas studimeve nga kërkuesit, numri i spermatozoideve të pranishëm në lëngun seminar në 30 vitet e fundit është përgjysmuar: ky trend i rrezikshëm, “i destinuar të përkeqësohet më tej”, në 60% të rasteve është shkaktuar nga ekspozimi ndaj ndotësve, veçanërisht ndaj grimcave të imta.
Burimet e nxehtësisë ose rrezatimit
Në këtë drejtim, profesionet më në rrezik janë ai i punonjësit dhe kuzhinierit. Ndër shkaqet e infertilitetit femëror, abuzimit ose përdorimit të paqëllimtë të disa ilaçeve, të tilla si ibuprofen. Por ka edhe elemente toksike, të cilat prekin të dyja gjinitë: për shembull, në ushqime apo në pije ku mund të gjenden substanca njësoj të dëmshme, duke filluar nga e njëjta plastikë e cila përdoret në çdo paketim. Plastika e shisheve të ujit mineral, për shembull, nëse lihet në diell në dyqane, lëshon substanca që bazohen në estrogjenin sintetik, i cili kërcënon pjellorinë mashkullore. Pastaj ka edhe faktorë të tjerë të njohur, të tillë si pirja e duhanit dhe alkooli.
Kujdes në ushqyerje
Ambientet e ndotura, ku ka plehra, mund të rrezikojnë fertilitetin mashkullor”, shpjegon profesor Luca Mencaglia, specialist i Obstetrikë-Gjinekologjisë dhe drejtor i qendrës operacionale PMA e Asl në juglindje të Toscanas. Sipas tij duhet bërë kujdes veçanërisht me të ushqyerit: dieta mesdhetare nëse balancohet dhe shoqërohet me teknikat e konceptimit të asistuar, mund të rrisë shanset për të pasur një shtatzëni.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://notizie.tiscali.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.