Marrëdhënie

October 11, 2018 | 13:38

Ndryshe nga sa mendohet… Ky është shkaktari kryesor i prishjes së një marrëdhënieje

Me siguri as që do t’ju bjerë në mend, mirëpo kur mendoheni mirë – do ta kuptoni. Nëse do të mendonit se problemi më i madh në martesë dhe lidhje janë xhelozia, preferencat e ndryshme seksuale apo diçka krejtësisht tjetër, hulumtimet kanë treguar se më së shumti lidhjet prishen për shkak të komunikimit ndërmjet partnerëve.

Nën termin “komunikimi në lidhje (martesë)” nënkuptohet mënyra në të cilën bisedoni me partnerin, por edhe vetëdija mbi atë që ato klishe të sjelljes të cilat ju nervozojnë gjithmonë janë të pranishme, ndërkaq ju mbase më herët i keni konsideruar simpatike.

Çelësi i lidhjes së qëndrueshme gjithmonë është në komunikimin e mirë, theksojnë psikoterapeutët, ndaj me partnerin duhet të bisedoni për gjithçka, pa marrë parasysh se çfarë ju mundon.

Pas komunikimit të keq, si shkaqe në listën e problemeve të lidhjeve pasojnë: mungesa e argëtimit, mungesa e kohës për t’ia përkushtuar partnerit, humbja e ndjenjave, mosinteresimi apo ndjeshmëria e tepërt, xhelozia e tepërt, si edhe humbja e identitetit.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top