Po, në moshën 40 vjeç jeni në dekadën tuaj më të mirë. Jeni më të urtë dhe më të vendosur. Është pikërisht koha kur merrni vendimet e duhura dhe keni objektiva më të qarta. Por kjo nuk do të thotë që trupi juaj nuk është gati t’i nënshtrohet disa … le t’i quajmë, ndryshime interesante. Tani, nëse këto ndryshime janë për mirë apo për keq, është me të vërtetë një çështje këndvështrimi. Për më tepër, ju jeni më shumë se i aftë të zvogëloni efektet negative që mund të kenë në jetën tuaj.
Cilat janë ndryshimet?
Rrudhat bëhen më të theksuara. Teksa plakemi, lëkura bëhet më e hollë, më e thatë, më pak elastike dhe më pak e aftë të rigjenerohet pas dëmtimit. Këto probleme fillojnë veçanërisht pas moshës 40 vjeçare, si për burrat ashtu edhe për gratë. Lëkura nën sy rrudhet më shumë, kjo për shkak se zona poshtë syve dobësohet gjatë viteve, duke bërë që rrudhat të theksohen më shumë në këtë pjesë të fytyrës. Megjithatë mos u shqetësoni. Nëse vuani nga ky problem, ju mund të parandaloni rrudhat duke përdorur një hidratues gjatë natës, duke qëndruar në mënyrë adekuate të hidratuar dhe duke mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet UV me një SPF.
Flokët fillojë të bien. Flokët fillojnë të bien në pjesë të ndryshme të kokës pas të 40-ve. Megjithatë nga ky problem mund të vuajnë më shumë burrat se gratë.
Ju përjetoni më shumë probleme shëndetësore. Ekspertët kanë këshilluar se një stil jetese i shëndetshëm do t’ju mbajë larg problemeve shëndetësore pavarësisht se çfarë moshe keni. Megjithatë mosha përtej të 40-ve ju bën më të ndjeshëm ndaj stresit, si dhe lodhjes fizike. Stresi ju shkakton shumë dhimbje koke, veçanërisht pas moshës 40-vjeçare.
Infeksionet urinare bëhen më të shpeshta. Një sërë ndryshimesh poshtë belit ndodhin falë, e dini tashmë, uljes së niveleve të estrogjenit. Përveç tharjes vaginale, infeksionet urinare bëhen më shpeshta pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të niveleve të estrogjenit. Ky problem vërehet te gati 60-70% e grave pas menopauzës.
Mund të përjetoni afshe të nxehta. Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës. Dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.
Trupi fillon të mos përballojë efektet e alkoolit. Duke folur për The Wall Street Journal, David W. Oslin, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, tha se të gjitha efektet e alkoolit përforcohen me rritjen në moshë. Kjo është pjesërisht për shkak të mëlçisë që bëhet më pak efiçente sa në moshë më të re, dhe gjithashtu sepse njerëzit me një përqindje më të lartë të yndyrës trupore, kanë tendencë të ndiejnë efektet e alkoolit më shumë. Kufizimi i konsumit të alkoolit dhe pirja e një gote uji në mes të çdo pije alkoolike janë mënyra të mira për të siguruar që nuk do të jeni në një gjendje kaq të keqe ditën e nesërme.
Dhëmbët bëhen më pak të ndjeshëm. Ja edhe një lajm i mirë: Nëse dhëmbët e ndjeshëm kanë qenë një çështje për ju në adoleshencë, në të 20-at apo të 30-at, tani nuk do ta keni më këtë problem. Ndërsa plakemi, forma e brendshme e indeve të forta midis dhëmbëve dhe nervave bëhet më e fortë. Sipas Journal Dental International, ky izolim shtesë rezulton në zvogëlimin e reagimit të dhimbjes. E keqja këtu është se do të keni më pak të ngjarë të ndjeni nëse diçka shkon keq me dhëmbët tuaj.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.