Mirëqenie

October 1, 2019 | 8:30

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj kur hiqni dorë nga produktet e qumështit

Produktet e qumështit janë të pasura me materie ushqyese dhe të domosdoshme për organizmin, mirëpo një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse ky grup artikujsh eliminohet nga dieta ushqyese ai patjetër duhet të plotësohet me disa artikuj të tjerë.

Lakra me gjethe dhe patatja e ëmbël janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, frutat arrore dhe soja e gjelbër përmbajnë sasi të dukshme magnezi, ndërkaq lakrat turshi janë të pasura me probiotikë.

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse eliminoni produktet e qumështit:

Nuk do të keni probleme me stomakun, si p.sh. dhembje, fryrje dhe gazra

Kur trupi është intolerantë ndaj laktozës, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkaktojnë dhembje dhe fryrje. Kur ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme do të zhduken.

Do të humbni disa kilogramë

Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit. Kur eliminoni produktet e qumështit nga dieta juaj kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Tretja do të përmirësohet

Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje dhe çon deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk. Kur ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja do të normalizohet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Zorrë më të shëndetshme dhe përgjithësisht ndjenjë më e mirë

Produktet e qumështit tek personat e ndjeshëm shkaktojnë djegie në traktin gastrointestinal, gjë që mund të shkaktojë lodhje, irritim. Eliminimi i produkteve të qumështit ndihmon në përtëritjen e baktereve të shëndetshme.

Lëkurë më të shëndetshme dhe më të pastër

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinat në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë në formën e pikave të zeza, akneve madje edhe ekzemës.  

 

Burimi / Telegrafi.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top