Ardhja në jetë e fëmijës do t’ju bëjë të ri-mendoni gjithçka rreth martesës suaj. Shumë gjëra nuk do të jenë më si më parë.
Mund të keni keqkuptime për shkak të fëmijës
Për shembull nëse bashkëshorti zgjohet natën për t’u kujdesur për fëmijën, mënyra sesi ai e mban, tonet me të cilat flet, prishja e rehatisë së fëmijës mund të bëhen arsye që të debatoni me njëri-tjetrin.
Marrëdhëniet seksuale do të ndryshojnë
Jo domosdoshmërisht do të përkeqësohen, por një gjë është e sigurt, që nuk do jenë si më parë. Së pari duhet të prisni gjashtë javë që të rikuperoheni pas lindjes, por edhe ndryshimi i nivelit hormonal do t’ju pakësojë dëshirën për seks në periudhën postpartum.
Mund të doni fëmijën më shumë se partnerin
Lidhja e një nëne me fëmijën është lidhja më e fortë që mund të ekzistojë dhe dashuria për të tejkalon çdo dashuri. Kjo mund të vendosë partnerin në plan të dytë.
Do ta gjeni veten të dashuruar kokë e këmbë me partnerin për arsye të çuditshme
Kur të kalojë periudha e vështirë dhe gjendja juaj emocionale të stabilizohet, do ta ri-gjeni veten sërish shumë të dashuruar me të, qoftë kur ta shihni të buzëqeshur, kur të luajë me fëmijën etj.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.