Ndalimi i pirjes së duhanit ka një efekt të dobishëm në uljen e vlerave të proteinës C reaktive, me impakt të madh në inflamacion. Por, avantazhi nuk është i dukshëm për një kohë të shkurtër, por vetëm disa vite pasi keni ndërprerë duhanin. Studimi vjen nga hulumtuesit e institutit kombëtar të kancerit në Milano.
“Proteina C reaktive ose PDC, është një burim i inflamacionit akut ose kronik që shkakton risk të madh për vdekshmëri nga sëmundje kronike të mushkërive, zemrës apo tumore të ndryshme”, thotë Ugo Pastorino, drejtuesi i studimit.
Ky studim tregon që ndalimi i konsumit të duhanit është i mirë është pas 50 vjetësh, por për të ulur rrezikun duhen edhe faktorë të tjerë që të veprojnë: përdorimi i barnave antiinflamatore, një dietë e shëndetshme dhe aktivitet i rregullt fizik.
Edhe pse duhen vite që niveli i proteinës C reaktive të ulet, studimi thekson rëndësinë e ndërprerjes së duhanit sa më shpejt të jetë e mundur.
Burimi / PanoramaONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.