Mirëqenie

March 25, 2019 | 10:25

Ndryshimi i stilit të jetesës është thelbësor për shëndetin tuaj

Një dietë e pasur me perime, fruta, drithëra, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe të mbështetur nga stërvitja e rregullt mund t’ju ndihmojë të ulni ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Dy nga sëmundjet mbizotëruese janë diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare (sulme në zemër, goditje, aritmi, hipertension).  Njerëzit me diabet ose sëmundje kardiovaskulare kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para kohe se sa njerëzit e shëndetshëm.

Në fakt, mbivendosja e faktorëve të rrezikut, të tilla si mbipesha, hipertensioni dhe hiperkolesterolemia, e komplikon figurën shëndetësore duke rritur probabilitetin e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Por ndryshimi është i mundur.

Për të zvogëluar faktorët e rrezikut mund të përditësoni dietën:

  • më shumë fruta dhe perime (duhet të përfaqësojnë të paktën 50% të ushqimeve tona)
  • drithëra në vend të ushqimeve të përpunuar
  • proteina (si bishtajore, peshk dhe mish të bardhë)
  • yndyrna të shëndetshme (të tilla si yndyrna vegjetale dhe omega 3)

Ushtrimi ditor mund të zvogëlojë faktorët e rrezikut. Mundohuni të ecni të paktën 30 minuta në ditë, nëse është e mundur çdo ditë. Nëse rritni intensitetin e ushtrimit fizik (not, vrap, palestër, sporte të tjera…) nevojiten 3 ditë në javë me ushtrime prej të paktën 40 minuta.

Duke ndjekur këto dy hapa të thjeshtë (dietë dhe stërvitje) ne mund të ulim në mënyrë drastike rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Dhe nuk është vonë për të filluar.

Një strategji tjetër që ju mund të adoptoheni sot është zëvendësimi i kripës me erëza. Një dietë e pasur me kripë rrit rrezikun e hipertensionit, duke favorizuar fillimin e sulmeve të zemrës dhe goditjes. Një studim i vitit 2017 konfirmoi se ata që zakonisht përdorin erëza në ushqim, kanë tendencë të konsumojnë më pak kripë. 

Hulumtuesit kanë treguar se zona e trurit tonë e dedikuar për njohjen e shijeve dhe kripës është stimuluar në të njëjtën mënyrë nga kripa dhe erëzat. Hulumtimet sugjerojnë se marrja e zakonit për përdorimin e erëzave në kuzhinë favorizon uljen e konsumit të kripës.

 

 

Burimi / www.naturalei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top