Këshilla & Arsye

May 21, 2017 | 9:22

Ndryshimi i stinëve…si të kaloni stresin

Është quajtur “sindroma e ndryshimit të stinës”, edhe pse në nivel klinik nuk është një sëmundje e mirëfilltë. Prek dy persona në dhjetë dhe manifestohet me shqetësime të ndryshme fizike (pagjumësi, dhimbje kyçesh, tretje e ngadaltë, dhimbje koke etj) dhe psikologjike (nervozizëm, ankth, lodhje, melankoli). Të gjitha këto janë elementë që, me një fjalë të vetme, sjellin stres.

Attractive woman in pain holding her head

Kujdesuni për veten

Lexoni një libër, shkoni në kinema, bëni një maskë fytyre, kushtojini kohë një pasioni… Sjellja juaj mendore për të kaluar stresin që vjen për shkak të ndryshimit të stinëve, duhet të shkojë në drejtim të kujdesit për veten. Keni parasysh kur stjuardesat në avion tregojnë procedurat në rast emergjence? Thonë diçka të tipit: “Në rast problemi, maskat e oksigjenit do të dalin automatikisht nga ndarja mbi kokën tuaj. Nëse udhëtoni me fëmijët, sigurohuni të vini më parë ju maskën e më pas ndihmoni fëmijët tuaj”. Përkthimi: kur në jetë jemi të tronditur dhe na mungon oksigjeni, gjejmë kohë për t’u riekuilibruar më parë ne e vetëm më pas mund t’i ndihmojmë me të vërtetë fëmijët apo njerëzit e dashur!

Listoni gjërat që vlerësoni

Nga një këndvështrim, ndryshimi i stinëve përfaqëson momente ndryshimi për të reflektuar mbi atë që jemi duke bërë dhe se ku jemi duke shkuar. Kur jemi të stresuar dhe na kaplojnë të tjera emocione negative, i harrojmë të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë. Bëni një listë të atyre aspekte të jetës dhe të punës që ju japin gëzim dhe ju bëjnë të keni emocione pozitive. Do të jetë një lloj liste vlerësimi që, përveç se është një stërvitje për optimizmin, është edhe një instrument shumë i efektshëm kundër stresit.

Pranoni mbështjetje

Të gjithë ne ia dalim të bëjmë diçka më mirë se të tjerët. Dhe të gjithë duhet të kemi ndershmërinë ta pranojmë se ka gjëra që të tjerët i bëjnë më mirë. Të dini të kërkoni ndihmë dhe të keni një skuadër miqsh apo bashkëpunëtorësh që t’ju mbështesin është thelbësore për mirëqenien tuaj psikofizike. Askush nuk bën i vetëm diçka. Edhe vetëm sikur të flisni me dikë për ato që ju shqetësojnë apo që ju japin shqetësim, është një mbështetje shumë e madhe, pasi ju lejon të boshatisni mendjen dhe të lehtësoni ngarkesën emotive. Mund të duket banale, por në ndryshimet e stinëve, ngjarjet stresuese shtohen. Dëgjoni mendimin e dikujt që nuk është i përfshirë aq shumë sa ju. Kjo gjë ju lejon të gjeni zgjidhje të reja që më parë nuk i keni vënë re. Kërkoni ndihmë dhe jepini besim dikujt tjetër, pasi është një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet ndërpersonale dhe kjo gjë largon stresin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top