Një vit i ri gjithmonë fillon me një listë të qëllimeve të mira. Por a jemi të sigurt se ato janë vërtet të mira dhe të përshtatshme për veten dhe jetën tonë? Në këtë rast yjet janë ata që na vijnë në ndihmë, duke treguar ndryshimin që duhet të bëjë çdo shenjë e Zodiakut në vitin 2020.
Dihet që ndryshimi nuk është i lehtë, por ndryshimet drastike nuk janë ato që na kërkohen. Ndonjëherë është vetëm çështje e zbutjes së disa qosheve. Gjërat e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh. Pse mos ta provoni?
Dashi
Dashi është një shenjë e fortë, rigoroze, vazhdimisht në luftë kundër diçkaje ose dikujt. Në këtë vit që sapo filluar, ai duhet të tregojë më shumë emocionet e tij, të cilat nuk janë një shenjë dobësie, por vetëm e njerëzimit të tij.
Demi
Demi nuk i pëlqen shumë ndryshimet, por preferon qëndrueshmërinë në zonën e tij të rehatisë. Këshilla për këtë 2020 është të jetoni pavarësisht lajmeve që dalin.
Binjakët
Shenja e Binjakëve është konkrete, e vëmendshme ndaj fakteve dhe jo ndaj fjalëve. Ai duhet të dijë të lexojë midis rreshtave, për të kuptuar më mirë njerëzit përreth tij. Për më mirë ose për keq.
Gaforrja
Nevoja për paqe dhe harmoni, për të kënaqur të tjerët, shpesh e detyron atë të bëjë kompromise që nuk i dëshiron vërtet. Sugjerimi për vitin 2020 është të mësoni të thoni “jo”.
Luani
Ndryshimi me të cilin shenja e Luanit duhet të përballet qëndron në vetvete, në rinisjen e dialogut të brendshëm të ndërprerë për shkak të angazhimeve dhe punës së shumtë.
Virgjëresha
Lejojini vetes disa shpërqendrime të tjera, pranime ftesash, dalje në natyrë sa më shpesh që të jetë e mundur, ky është një ndryshim i domosdoshëm për shenjën e Virgjëreshës që priret të jetojë në izolim.
Peshorja
Pyetni veten: a është me të vërtetë ajo që dua? Dhe përgjigjuni sinqerisht. Përgjigja do t’ju tregojë rrugën e duhur. Kjo për shkak se pakënaqësia juaj është vetëm rezultat i vendimeve të marra në mendime të lehta ose të dobëta.
Akrepi
Ndryshimi në shenjën e Akrepit ka të bëjë me të jetuarit vrullshëm. Mësoni të kërkoni më pak nga vetja, mos u ndjeni gjithmonë sikur jeni në garë.
Shigjetari
Ndryshimi që të lindurit nën shenjën e Shigjetarit duhet të bëjnë është që të mos jenë tepër social, tepër aktiv, gjithnjë të rrethuar nga të afërm, miq apo të njohur. Mësoni të vlerësoni momentet e vetmisë, për të kultivuar më mirë burimet tuaja të brendshme.
Bricjapi
Keni mbyllur shumë emocione, shumë mendime. Këshilla për këtë vit të ri është që të lini veten të ecë përpara, shprehni atë që ndjeni dhe dëgjoni atë që ndiejnë të tjerët. Mos u ndal, jeto me një spontanitet më të madh.
Ujori
Ndjeshmëria nuk është dobësi, të qarat nuk ju bëjnë më pak të fortë. Shprehni emocionet tuaja, atë çfarë jeni në të vërtetë dhe hidhni poshtë cinizmin që nuk ju takon.
Peshqit
Këshilla për shenjën e Peshqve është që të përpiqeni të mposhtni drojën, të mos mbylleni gjithmonë në vetvete, të largoni ato frika që shpesh janë të pabaza dhe që shërbejnë vetëm për t’iu privuar nga mundësitë.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.