Në fokus

March 14, 2018 | 10:15

Ndryshojnë të dhënat. Femrat në “luftë” kundër dembelizmit

Femrat shqiptare po udhëheqin jo vetëm ndryshimin e strukturës së tregut të punës, por edhe mentalitetin.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit përqindja e femrave ekonomikisht aktive është rritur ndjeshëm.

Në fillim të 2014, ndër 100 femra, 47.9 ishin punëkërkuese ose të punësuara. Në fund të 2017-ës, ky raport u rrit në 58.4.

Pra në harkun e 3 viteve, raporti i femrave inaktive, që në pjesën dërrmuese janë shtëpiake, me ato aktive është përmbysur, në favor të këtyre të fundit, çka do të thotë se, ndryshe nga 3 vite më parë, sot pjesa më e madhe e femrave shqiptare e duan punën.

Ndërkohë që për femrat, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 10.5%, te meshkujt shqiptarë kjo normë është rritur me vetëm 8.4%.

Kjo do të thotë se, janë pikërisht femrat shqiptare ato që po luftojnë fenomenin e dembelizmit, pra të atyre jo aktivë në punë. Kjo normë në vendin tonë vijon të jetë ende poshtë mesatares së vendeve të zhvilluara.

Rritjen më domethënëse dhe më të qëndrueshme gjatë këtyre 3 vite e ka pësuar grupmosha nga 15 deri në 29 vjeç, ku ndër 100 femra, 38 janë pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që në 2014 ishin vetëm 28.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top