Vlerësimit i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ka ndryshuar këtë viti i ri shkollor. Model i ri i cili ka nisur të aplikohet lehtëson mësuesit nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënësit.
Nxënësit e vlerësojnë ndryshimin pozitiv, pasi sipas tyre të gjithë do të lehtësohen nga ngarkesa në detyra të panevojshme. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame”, Arjana Maçi ka sqaruar se nëpërmjet këtij modeli të ri, mësuesi ka të drejtë të vlerësojë nxënësin kur ai bindet plotësisht për arritjet e tij. Çdo klasë ka regjistrin e saj dhe për çdo periudhë 3 mujore duhet të bëhen 3 vlerësime. Ky ndryshim në paketën e vlerësimit parashikon edhe heqjen e testeve në fund të vitit për një pjesë të lëndëve dytësore. Punët e portofolit do të vlerësohen vetëm një herë në vit duke mënjanuar detyra për çdo 3 mujor.
Përgatiti K.I / Burimi lajme.rtsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.