Jeta juaj do të ndryshojë nëse do të hidhni pas krahëve barrierat mendore…
Pengesat mendore kushtëzojnë mundësinë për të qenë të lumtur, për t’ia dalë mbanë në objektivat që kemi, e po ashtu kushtëzojnë jetën tonë. Shëndeti mendor ndikohet nga këto veprime dhe reagime. Ide të kota, gjëra të zhurmshme rreth e qark… Na dëmtojnë dhe për pasojë gjendemi në situata të vështira ku përthithim vetëm valë negative.
Ne kapemi fort e me këmbëngulje pas gjërave që na rëndojnë, por forca e vërtetë qëndron te fakti se duhet të heqim dorë prej tyre. Duhet të jemi mjaftueshëm kurajozë që të largojmë nga jeta jonë çdo gjë që na zhgënjen. Mund të bëhemi me krahë, por nuk do të fluturojmë kurrë si një shqiponjë, nëse nuk thyejmë zinxhirët që na mbajnë lidhur në tokë. Dhe nuk është kaq e vështirë “të fluturojmë”. Duhet të përqendrohemi me të vërtetë në gjërat që kanë rëndësi, të ndalim për një çast. Pa ndalur për të reflektuar nuk do ta shohim asnjëherë atë që na rëndon, nuk do të shohim se me sa gjëra të kota është e mbushur koka jonë.
Shpesh frika dhe vështirësia nuk janë reale, e megjithatë shqetësohemi për to më shumë nga sa është e nevojshme. Duke medituar në një vend të qetë dhe duke u përqendruar në mendimet që kemi në kokë, do të kuptojmë se cilat janë barrierat tona mendore.
Kemi përzgjedhur disa barriera mendore, nga të cilat është mirë të largohemi:
Të fiksuar pas gjërave | Ka gjëra që duhen mbajtur dhe të tjera që duhen larguar. Kjo gjë duhet bërë me patjetër. Nuk do të jemi asnjëherë krenarë për veten, nëse nuk mësojmë të ecim me këmbët tona.
Largoni ndjenjën e fajit | Shumë shpesh nuk është as e drejtë, dhe mbi të gjitha, ndjenja e fajit është e kotë. Çfarë zgjidhim duke u ndjerë në faj?
Hiqni dorë nga kritikat për veten | Të jeni shumë të ashpër me veten tuaj, do t’ju pengojë të përmirësoheni, të keni kurajë për të provuar gjëra të reja. Zakonisht kush është shumë kritik me veten, vepron pak.
Braktisni paragjykimet | Një mendje me paragjykime ka një pengesë serioze, që e bën të ushqejë mëri dhe negativitet.
Largoni mendimet negative | Negativiteti krijon një “re” të errët që nuk e lejon optimizmin të shfaqet.
Largoni mendimin kompulsiv | Duhet të mësoni të evitoni mendimin kompulsiv dhe përqendrohuni në gjithçka që është e nevojshme dhe e shëndetshme për një marrëdhënie afatgjatë.
Mos kërkoni miratimin e të tjerëve | Është një sjellje që vret çdo iniciativë tuajën, e cila në të vërtetë ju bën më të vegjël në sytë e të tjerëve.
Çlirohuni nga mëritë | Mëria dhe inati dëmton shëndetin psikofizik. Disa studime tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë mes zemrës dhe mendjes dhe ky zakon mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin.
Çlirohuni nga bindjet kushtëzuese | Disa bindje janë të vetë-krijuara dhe të vetë-caktuara. Braktisni idenë që gjithçka që mendoni ose imagjinoni është e vërtetë.
Mos i shtyni detyrimet tuaja për më vonë | Mjaft i shtytë gjërat për nesër, kur mund t’i bëni ato që sot. Koha nuk pret askënd.
Braktisni mendimet që ju japin ankth | Janë mendime të mbështetura nga frikëra dhe ankthe të qenësishme. Por duhet t’i braktisni ato në mënyrë që të veproni dhe ecni përpara.
Këto janë disa nga faktorët më të rëndësishëm që veprojnë si barriera mendore. Të çliroheni nga një barrierë mendore është një mundësi për të rifilluar jetën tuaj. Është një disiplinë mendore që duhet kultivuar dhe jo një shkencë e komplikuar.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.