Në vitin 2020 mësoni të doni më shumë veten, lini pas njerëzit dhe kujtimet që ju lëndojnë, përqendrohuni tek vetja. Ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën tuaj.
Mos u kapni pas një dashurie që nuk ka të ardhme
Mos lejoni që njerëzit të abuzojnë me mirësinë tuaj. Mos u lidhni pas një marrëdhënieje që nuk ka të ardhme, nga frika se mos mbeteni vetëm.
Përqendrohuni tek vetja
Mos harxhoni kohë dhe forcë duke u përpjekur të zgjidhni situata që nuk kanë më kuptim të ekzistojnë. Përqendrohuni tek vetja, nevojat dhe ëndrrat tuaja.
Kujdesuni për veten tuaj
Kujdesuni për veten dhe mendjen tuaj. Dëgjoni trupin tuaj dhe sinjalet që ju dërgon periodikisht.
Mendoni për veten tuaj
Vendoseni veten në radhë të parë, filloni të mendoni më shumë për veten tuaj dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë.
Lini atë punë që nuk ju kënaq
Lëreni atë punë që nuk ju kënaq dhe nuk ju bën të lumtur. Provoni veten diku tjetër, rikrijoni veten. Dilni nga zona juaj e rehatisë, vetëm kështu do të mësoni të jetoni vërtet.
Shpreheni dashurinë për të dashurit tuaj
Përkushtojuni njerëzve që kanë vërtet rëndësi dhe që janë gjithmonë aty për ju. Tregojuani dashurinë tuaj, ata janë të vetmit që e meritojnë vërtet atë.
Lironi ëndrrat
Lironi shpirtin tuaj, lironi ëndrrat tuaja. Mos i mbani ato të mbyllura në sirtar, bëni që ato të fluturojnë. Mos kini frikë të merrni rreziqe, mos kini frikë nga e panjohura. Ndonjëherë, ju e gjeni lumturinë vetëm atje ku nuk e prisni.
Duajeni, faleni, pranojeni veten ashtu si jeni
Në vitin 2020 mësoni të dashuroni veten tuaj, të falni veten, të pranoni kufizimet dhe defektet tuaja. Të duash veten është dhurata më e mirë që mund të bësh.
Jetoni vërtetë
Në fund, bëni një premtim: të jetoni çdo moment të jetës suaj. Ju ia keni borxh asaj.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.