Mirëqenie

April 10, 2017 | 10:59

Në cilat organe ndikon stresi i tepërt?

Stresi është një tension fizik dhe gjendje emocionale, një reagim i trupit përballë situatave të ndryshme apo mendimeve. Kur është i pranishëm në doza të vogla, stresi është pozitiv: reagimi i duhur në trup që na lejon për të shmangur rrezikun e menjëhershëm ose një situatë të rrezikut.

1

Megjithatë, shumica e njerëzve kalojnë këtë nivel, duke përjetuar tension që mund të çojë në probleme fizike dhe psikologjike.

Më shqetësuese është fakti se shumica e atyre që vuajnë nga stresi nuk u kushtojnë vëmendje shenjave dhe vuajnë pasojat mbi shëndetin e tyre.

Një studim i fundit, i kryer nga APA, Shoqata Psikologjike Amerikane, tregon se 40% e të rriturve që vuajnë nga stresi gjithashtu kanë çrregullime të gjumit.

Organet e prekura nga stresi:

Lëkura-si pasojë e stresit shfaqen skuqje dhe akne në fytyrë.

Mushkëritë-stresi dobëson funksionin e mushkërive dhe ul reagimin e tyre imunitar përballë agresionit të agjentëve të jashtëm.

Zemër-një gjendje tensioni e vazhdueshme, një nivel i lartë i stresit ndikon në rritjen e kolesterolit, presionin e gjakut dhe triglicerideve në gjak.

Sytë– stresi i tepruar fizik dhe emocional mund të shkaktojë dridhje të syve, për shkak të stimulimit të muskujve që ushëzojnë qepallat. Përveç kësaj, stresi mund të shkaktojë inflamacion dhe vizion të paqartë.

Mëlçi-Akumulimi i hormoneve të stresit çon në ndryshimin e një numri të qelizave të mëlçisë të quajtura limfocitet citolitike, përgjegjëse për shkatërrimin e hepatociteve, duke shkaktuar një rëndim të sëmundjeve tipike të mëlçisë.

Tru-doza të larta të stresit stimulojë prodhimin e kortizolit. Kortizoli i tepërt, nga ana tjetër, ndikon negativisht në lëvoren ballore, zona e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe vendimmarrjen.

Veshka-Rritja e nivelit të kortizolit, nxitur nga stresi, mund të ndryshojë sekretim renal. Nga ana tjetër, ky ndryshim mund të shkaktojë dobësi të muskujve dhe kockave çrregullime të tilla si rakit, në mesin e sëmundjeve të tjera.

Zorrë– Shëndeti zorrëve ka një efekt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme, kështu që është shumë e rëndësishme të trajtoni zorrën e trashë dhe të gjithë sistemin e tretjes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top