Mirëqenie

December 11, 2016 | 19:02

Në cilin muaj ke lindur? Ja sëmundja që rrezikohesh

Më thuaj kur ke lindur dhe do të them nga se sëmuresh. Kalendari në dorë, një skuadër shkencëtarësh ka krahasuar 1’688 sëmundje që lidhen me datën e lindjes së 1’7 milionë banorëve të Nju Jorkut, trajtuar në spitalin “Prezbiterian” në mesin e viteve 1985 deri më 2013. Zbulimi i 55 patologjive lidhen kryesisht me periudhën stinore, e për pasojë edhe me muajin e lindjes. Zakonisht, njerëzit e lindur në muajin prill rrezikojnë të vuajnë nga angina, ata të nëntorit nga bronkiti apo mungesa e vëmendjes, dhe ata të muajit shkurt nga aritmia.

caleShkencëtarët e Universitetit Columbia krahasuan 1,688 sëmundje me datat e lindjes dhe historikun mjekësor të 1’7 milion pacientëve. Studimi përfshiu më shumë se 1600 shoqata dhe konfirmoi 39 raporte të mëparshme sipas literaturës mjekësore. Në përgjithësi, studimi tregon se të lindurit e muajit maj rrezikojnë më pak të vuajnë nga sëmundjet, ndërsa më të dobët janë të lindurit e muajit tetor.

Me pak fjalë, rreziku i sëmundjes ndikohet nga muaji i lindjes, shpjegojnë studiuesit në Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore të Informatikës. “Këto të dhëna mund t’ui ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë faktorët e reja të rrezikut”, thotë Nicholas Tatonetti, autori i sondazhit. Dhe nëse ‘harta’ e ditëlindjeve sipas shkencëtareve rrezikon të shqetësojë ndokënd, “nuk duhet të alarmohemi shumë: kemi zbuluar një lidhje të rëndësishme, por rreziku i përgjithshëm nuk është aq i madh. Dhe është relativisht i vogël krahasuar me dietat e ndryshme apo aktivitetin fizik”.

Autumn time

Por çfarë del konkretisht nga studimi?

Kush feston ditëlindjen në muajin janar, rrezikohet nga hipertensioni; njerëzit e lindur në fund të muajit shkurt dhe në muajin mars janë të predispozuar të vuajnë nga aritmia, çrregullimet e valvulës së zemrës dhe arterioskleroza; ata që kanë lindur në muajin prill preken nga angina, ata që kanë lindur në muajin shtator, rrezikojnë nga astma dhe të lindurit e muajit nëntor të preken më shumë nga çrregullime të hiperaktivitetit, viruset dhe bronkiti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top