Lifestyle

November 20, 2018 | 12:27

Në gjashtë muaj, Meghan Markle, ka tronditur Familjen Mbretërore

Meghan Markle po luan shumë guximshëm: nuk i interesojnë rregullat e Mbretërisë, nuk i lë miqtë e saj, ushtron presion ndaj  bashkëpunëtorëve të saj dhe sfidon Kate Middleton… Fjalë për fjalë ardhja e Meghan Markle ka tronditur Familjen Mbretërore, duke e mbytur atë si një stuhi.

Kjo është ajo që burimet e brendshme të Pallatit Mbretëror tregojnë për Daily Mail. Që kur Harry u martua me Meghan më 19 maj, gjërat nuk janë më njësoj. Dhe jo të gjitha ndryshimet janë pozitive. Në fakt, duket se Dukesha e Sussex ka një karakter si një despot, gjë që përmes veprimeve të saj ka detyruar tre asistentë të japin dorëheqjen brenda disa muajsh.

Le të shohim në detaje se si Meghan e ka mërzitur Windsor.

Ajo vendosi një kod të ri veshjesh

Markle u shpall menjëherë si një ikonë e stilit. Megjithatë, dukesha nuk ndjek rregullat e sakta mbi veshjet, duke treguar këmbë të zhveshura dhe shpatulla pa u ndëshkuar. Duket se Mbretëresha nuk e ka miratuar zgjedhjen e veshjes së dasmës, nënshkruar nga Givenchy. Ajo vazhdoi me të vetën edhe pse disa herë i është thënë të vishet më pak si yjet e Hollivudit dhe më shumë me stilin Royal”.

Ajo vazhdon të sfidojë konventat që preferojnë stilistët e huaj për britanikët, ajo shpesh vesh ngjyrë të zezë, e cila vishet nga familjet mbretërore vetëm në rast zie dhe sikur të mos ishte e mjaftueshme gjatë udhëtimit me Mbretëreshën Elisabetta refuzoi të vendos kapelë edhe pse Mbretëresha e vuri atë.

Ajo ushtron presion mbi stafin e Mbretërisë

Meghan dërgon së paku 6 ose 7 tekste në ditë për asistentët e saj me kërkesa ose ide për të modeluar rolin e saj. Çdo mëngjes ajo zgjohet në orën në 5 dhe është menjëherë aktive. Pretendimet e saj të vazhdueshme, ndonjëherë të vështira për t’u zbatuar, kanë vënë nën presion stafin. Menaxheria e komunikimit, Katrina McKeever, e cila menaxhoi marrëdhënien e vështirë me familjen Markle, vendosi të japë dorëheqjen shtatorin e kaluar.

Ajo dëshiron një shtëpi të re në Londër

Gjithnjë e më shumë thuhet se William dhe Harry vendosën të ndanin zyrtarisht apartamentet e tyre në Pallatin Kensington. Në veçanti, ata do të kenë zyra të ndryshme sepse ata do të kryejnë detyra të ndryshme. Nëse para ardhjes së Meghanit, dy vëllezërit dhe Kate bashkëpunuan pa probleme në aktivitetet e dobishme, tani me ndërhyrjen e Markle duket se nuk pajtohen shumë. Ndër të tjera, besohet se Dukesha e Sussex dhe Princi Harry, që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, nuk mund të lëvizin nga Nottingham Cottege – ku jetojnë aktualisht – në 1 apartament me 21 dhoma të Pallatit Kensington, siç pritet.

Nuk heq dorë nga miqtë e Hollivudit

Meghan preferon anëtarët e rangut të lartë të yjeve të fisnikërisë dhe argëtimit të VIP-ve evropiane. Markle nuk heq dorë nga miqësitë e saj të Hollivudit edhe nëse thuhet se ajo i kishte lënë. Një shembull i kësaj është Serena Williams, për të cilën ka reklamuar linjën e veshjeve sportive të krijuar nga lojtarja e tenisit.

Ajo dëshiron grupin e saj personal

Markle doli të ishte një grua e fort me veten. Pra nuk është për t’u habitur që ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga një ekip i konsulentëve jozyrtarë, të përbërë nga një rreth miqsh të besuar. Këtyre Meghan u lejon menaxhimin e jetës së saj në Mbretëri, zgjedhjen e veshjeve të saj. Një ndër emrat që veçohet mes tyre është Jessica Mulroney, dizajnere kanadeze, e cila formalisht organizoi Dasma Mbretërore. Pa lënë mënjanë edhe nënën, Doria Ragland, e cila ka hyrë në pallat dhe ftesa për drekën e Krishtlindjeve është e pandryshuar. Përveç kësaj pritet që të vendoset si një dado e nipit të ardhshëm.

Të blejë një banesë private në fshat

Elizabeta i dha nipave të saj një nga rezidencat më të bukura në vend, vilën York në Sandringham në Norfolk. Meghan, megjithatë, ka kërkuar të blejë një shtëpi tjetër. Ajo dhe Harry blen një pasuri prej 400 hektarësh në Cotswolds, pranë Soho Farmhouse.

Natyra tiranike e Meghan-it së shpejti do zbulojë atë që është në të vërtetë.

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top